Salihu a.s.
Salihu a.s. i takon fisit Themud.
Fisi Themud ishte një prej fiseve të gadishullit arabik.
Ky fis adhuronte idhuj përpos Allahut.
Idhujt e tyre ishin të llojllojshëm si p.sh.:
– Idhulli i furnizimit.
– Idhulli i shiut.
– Idhulli i udhëtimit, etj.
Ky fis jetonte në male kodrinore,
kodrinat i kishin gdhendur dhe kishin ndërtuar shtëpi kodrinore.
Salihu a.s. e thirri popullin e tij të besojnë në një Zot.
Populli i tij tha:
– Na sjell ndonjë argument që të besojmë se me të vërtetë je pejgamber.
Salihu tha:
– Çka dëshironi?
Populli i tij tha:
– Nga ky shkëmb le të dalë një deve që të pimë qumësht prej saj.
Nëse këtë e bën ne do të besojmë.
Salihu iu lut Allahut dhe menjëherë Allahu iu përgjigj lutjes së tij.
E pastaj Salihu tha:
– Ju erdh argumenti prej Zotit tuaj.
Ja pra kjo është deveja e Allahut, argument për ju.
Lëreni të qetë të ushqehet në tokën e Allahut.
E mos i shkaktoni asgjë të keqe, se ju kaplon dënimi i dhimbshëm.
Një pjesë e popullit besuan.
Pjesa tjetër e shtoi mosbesimin.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”