Hudi a.s. dhe populli idhujtar

Hudi a.s. dhe populli idhujtar

Ishte një popull të cilët besonin në idhuj.

Prej idhujve më të njohur ishte Samudi dhe Hera.

Hudi a.s. i thërriste të besonin në Zotin dhe të largoheshin nga idhujt.

Ata nuk i besuan Hudit a.s. si pejgamber, talleshin me të dhe e nënçmonin.

Paria e popullit i thanë Hudit a.s.:

– Ne të konsiderojmë ty mendjelehtë.

Ne të konsiderojmë ty të çmendur, ne mendojmë se ti je gënjeshtar.

Hudi a.s. u tha:

– O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, e as prej të çmendurve.

Por në të vërtetë jam i dërguar prej Zotit të gjithësisë.

I përcjelli urdhrat e Zotit tim dhe unë jam Këshilltar besnik për juve.

Këshillat e Hudit a.s. nuk i bënin dobi popullit të tij.

Zemrat e tyre ishin të ngurta, bile edhe më të ngurta se gurët.

Ata i thanë Hudit a.s.:

– Sille dënimin prej Zotit nëse me të vërtetë je pejgamber.

Hudi a.s. iu lut Zotit t’i dënojë.

Zoti iu përgjigj. E ndali shiun, u thanë bimët, u zhdukën bagëtitë.

Ata shkuan te idhujt e tyre për t’u lutur, por idhujt e tyre as nuk i dëgjuan, as nuk iu përgjigjën lutjeve të tyre.

Hudi a.s. iu tha se idhujt nuk dëgjojnë dhe se nuk ka as dëm as dobi prej tyre, por lutjuni Allahut.

Ata me kryeneçësi thanë:

– Ne nuk i lutemi Allahut, e ti vepro si të duash.

Allahu dërgoi mjegulla të zeza.

Ata u gëzuan e thanë se këto mjegulla janë për shi, na u pranua lutja prej idhujve tanë.

Do të bie shi, do të lulëzojnë bimët.

Do të rriten kullosat dhe do të ushqehen kafshët.

Disa prej pabesimtarëve i thanë Hudit a.s.: – Ky është Zoti ynë.

Të tjerët filluan të vallëzojnë e të këndojnë, e të bërtasin.

Në atë moment fryma e fortë i rrëzoi lisat, muret e kështjellat.

Filloi stuhia, era e ngrinte rërën dhe u binte nëpër fytyra.

U paralizuan këmbët e duart e tyre.

U verbëruan e ranë për tokë të vdekur.

Zoti i Madhëruar këtë gjendje e vazhdoi shtatë ditë e tetë net derisa përfunduan njerëzit, kafshët e bimët, e u shkatërruan në tërësi shtëpitë e tyre, me përjashtim të Hudit a.s. dhe besimtarëve të cilët shpëtuan dhe vazhduan në rrugën e tyre të drejtë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s