Mrekullia e devesë

Mrekullia e devesë

Zoti i Lartmadhëruar e dërgoi Salihun a.s. pejgamber te fisi Themud.

Populli i Themudit i kërkoi Salihut argument.

Zoti i Lartmadhëruar, si argument i dërgoi Devenë e cila doli nga shkëmbi.

Salihu a.s. i tha popullit të tij:

– Kjo deve do të pijë një ditë ujë nga kroi.

Për ju është e caktuar dita tjetër.

Deveja pinte ujë vazhdimisht e qumështi i shtohej.

Kurse njerëzit pinin ujë ditën tjetër.

Shkonin gratë një pas një dhe e milnin, e qumështi nuk i harxhohej.

Shkonin gratë një pas një dhe e milnin, e qumështi vetëm se i shtohej.

Njerëzit u befasuan nga kjo mrekulli dhe e panë se kjo ishte diçka e jashtëzakonshme.

Në qytet ishin nëntë persona të njohur për krime dhe shkatërrime.

Ata ishin pijanecë të fëlliqur.

Njëri prej tyre thoshte:

– Kjo deve po e pi ujin dhe po e shpenzon, duhet ta heqim qafesh se nuk na duhet!

Tjetri thoshte:

– Ta mbysim devenë, ta vrasim Salihun me familjen e tij e të mos na hetojë askush.

Para se të agojë dita e mbytën devenë.

Salihu a.s. me besimtarët u pikëlluan për këtë tragjedi.

Salihu a.s. u tha besimtarëve:

– Largohuni nga ky qytet se pas tri ditëve Zoti do ta shkatërrojë këtë qytet me të gjithë banorët në të.

Pas tri ditëve njerëzit në atë vend dëgjuan një britmë të fortë.

Prej asaj britme u trishtuan, u drodhën.

Pastaj u shtangën dhe vdiqën e mbetën në shtëpitë e tyre të zbrazëta.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s