Ripopullëzimi i tokës pas Nuhut a.s.

Ripopullëzimi i tokës pas Nuhut a.s.

Anija lundronte e qetë dhe e sigurt.

Çka kishte në tokë prej gjallesave, përpos atyre që ishin në anije përmbytej.

Çka kishte në tokë prej shtazëve, përpos atyre që ishin në anije përmbytej.

Çka kishte në tokë prej shpendëve, përpos atyre që ishin në anije përmbytej.

Çka kishte në tokë prej insekteve, përpos atyre që ishin në anije përmbytej.

Toka pastrohej edhe prej pabesimtarëve, deri sa erdhi urdhri i Zotit.

Urdhri i Zotit ishte:

“Oj Tokë: Përpije ujin!

O qiell ndale shiun!

Uji u tërhoq e u plotësua urdhri i Allahut.

E anija u ndal në malin Xhudij.”

U qetësuan erërat.

Po ashtu u qetësuan edhe besimtarët.

Nuhi a.s. së bashku me ta zbriti në tokën e re dhe jetën e re.

Nuhi a.s. liroi gjithçka kishte në anije.

Zoti i Madhëruar i tha Nuhit a.s.:

“O Nuh zbrit i qetë dhe i sigurt prej Neve.

Zbrit i qetë me bekimet Tona mbi ty dhe me popullin i cili është me ty.

Popujt do t’i kënaqim e pastaj do t’i kaplojë prej neve dënim i dhimbshëm.”

Nuhi konsiderohet babai i dytë i njerëzimit.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s