Hudi a.s.
Në një kohë prej kohëve,kishte ndodhur vërshimi në përmasa globale.
Pas asaj vërshime, Nuhi a.s. me besimtarët kishte zbritur në tokë.
Besimtarët filluan të martohen dhe kështu filloi të shtohet edhe numri i tyre.
Kafshët u shtuan.
Po ashtu edhe shpendët e insektet u shtuan.
Toka filloi të lulëzojë dhe të jap frytet e bereqetit.
Njerëzit filluan të shpërndahen në të gjitha viset e tokës.
Një fis i quajtur Ad u vendos në afërsi të Jemenit të sotëm.
Ky fis filloi të ndërtojë kështjella të mëdha.
Rrugë të gjera dhe të zbukuruara në të gjitha format.
Kopshte të bukura.
Ndërtesa të llojllojshme.
Ky fis ishin kryelartë, të padrejtë.
Ky fis ishin zullumqarë dhe kriminelë.
Banorët e këtij fisi nuk mëshironin askënd.
Ndaleshin në mes të rrugëve dhe i torturonin njerëzit.
I largonin nga rruga e drejtë.
Zoti i Madhëruar thotë:
“Vallë, a nuk e di se çka ka bërë Zoti yt me Adin.
Me banorët e qytetit Ireme.
Pronarë të pallateve madhështore.
Çfarë nuk ka pasur askund tjetër?
A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini godina për t’u tallë me kalimtarët.
Ndërtoni pallate e objekte tjera thuaja se ju do të jetoni përgjithmonë në to?”
Zoti i Madhëruar prej mesit të tyre dërgoi pejgamber.
E ky ishte Hudi a.s., i cili ishte i njohur si besnik dhe i drejtë.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”