Nuhi a.s. dhe djali i tij
Me urdhrin e Zotit, Nuhi a.s. kishte ndërtuar një Anije.
Qetësisht i tuboi edhe besimtarët,
i hipi në anije dhe e priti urdhrin e Allahut.
Pasiqë besimtarët hipën në Anije,
filloi erë e fortë, qielli u bë zi nga retë.
Vetëtima vetëtonte.
Murmurima murmuronte.
Filloi të bie shi i fortë.
Toka filloi të qahet dhe nga toka buronte ujë i madh.
Uji u ngrit shumë mbi sipërfaqen e tokës.
Nga anija Nuhi a.s. shikoi në tokë, kur e pa njërin nga bijtë e tij i tha:
– O biri im hip me ne në anije.
Djali i tha:
– Do të ngjitem në lartësinë më të madhe të kodrës që të shpëtoj dhe të mbrohem nga vërshimi i ujit.
Babai iu përgjigj:
– Nuk ka shpëtim sot nga urdhri i Allahut.
Vala e madhe e ujit ndërhyri dhe ndau të birin nga babai.
Vala e madhe e ujit ndërhyri dhe u përmbys edhe djali i Nuhit a.s.
Në mesin e të përmbysurve ishte edhe gruaja e Nuhit a.s.
Nuk ka dyshim se të padëgjueshmit gjithsesi do të përmbyten.
Nuk ka dyshim se të padëgjueshmit gjithsesi do të përjetojnë dënimin e merituar.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”