KONTAKTIMI SEKSUAL NGA PRAPA
Një grua e Ensarëve e ka pyetur Muhamedin a.s. për “TEXHBIJËN” për kontaktimin seksual prej nga prapa por jo në anus por në vagjinë.
Përgjigje: Ia ka lexuar asaj ajetin Kur’anor: “Gratë e juaja janë arat (bahçet) e juaja dhe kontaktoni në arat e juaja nga të doni (por në vagjinë). (AHMEDI)
Omeri r.a. i ka thënë Muhamedit s.a.v.s.: O i dërguari i Allahut: Jam shkatërruar. Muhamedi a.s. i ka thënë: Po si je shkatërruar? I ka thënë: Bashkëshortja ime është rrotullua dhe skam pasur çka të bëj: pastaj ka zbritur ajeti Kur’anor: “Gratë e juaja janë arat e juaja dhe kontaktoni në arat e juaja nga të doni”. Kontakto nga para e nga prapa, vetëm mos kontakto kur ajo është në kohën e menstruacionit dhe në anus.(AHMEDI DHE TIRMIDHIU)
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka lejua kontaktimin seksual nga prapa por jo në anus. Muhamedi a.s. ka thënë: “Të mallkuar janë atë që kontaktojnë me gratë e tyre në anus”.
Po ashtu ka thënë: Kush kontakton me gruan me menstruacion ose në anus ose i beson falltarit, ai ka mohu atë çka i ka zbritur Muhamedit. (AHMEDI)
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”