Dhulkarnejni dhe populli dobët

Dhulkarnejni dhe populli dobët

Dhulkarnejni a.s. posedonte forcë dhe mençuri.

E gjithë kjo ngase Allahu e kishte mësuar nga dija e Tij.

E gjithë kjo ngase Allahu i kishte dhënë mëkëmbje atij.

Rrugëtimin e filloi në mes lindjes dhe perëndimit nga ana e veriut.

Ky rrugëtim e dërgonte atë tek dy bjeshkë e larta dhe të forta.

Dhulkarnejni arriti tek vendi në mes dy bjeshkëve të larta dhe të forta.

Aty e gjeti një popull të prapambetur.

Kur bisedoi me ta, Dhulkarnejni e kuptoi se ata jetonin në një gjendje të vështirë.

Pas bjeshkëve jetonte një popull i vrazhdë.

Populli i vrazhdë ishin Jexhuxhët dhe Mexhuxhët.

Forma e tyre ishte shumë interesante.

Madhësia e tyre ishte shumë interesante.

Trupat e tyre ishin shumë interesante.

Ata ishin pabesimtarë dhe hajdutë që jetonin nga plaçkitjet që i bënin.

Ky popull ishte i varfër dhe i shkretë.

Jetonin jetë të vështirë, ngase kur vinte mbrëmja jexhuxhët dhe mexhuxhët dilnin pas kodrave dhe vinin tek këta njerëz dhe ua merrnin të mbjellat dhe pemët.

Jetonin jetë të vështirë, ngase kur vinte mbrëmja jexhuxhët dhe mexhuxhët dilnin pas kodrave dhe vinin tek këta njerëz dhe ua vidhnin pasuritë dhe kafshët.

Ky popull mbeti i varfër e i uritur për shkak të gjithë kësaj që ua bënin jexhuxhët dhe mexhuxhët.

Dhulkarnejni a.s.e kuptoi tregimin e këtyre njerëzve.

Vendosi të qëndrojë afër tyre.

Vendosi të qëndrojë t’ju ndihmojë me kusht që ata ta besojnë Allahun e Lartmadhëruar.

Të gjithë i besuan Allahut.

Të gjithë besuan Allahun dhe filluan ta adhurojnë me përkushtim.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s