Udhëtimi i Dhulkarnejnit në lindje
Në kohët e mëhershme ishte një mbret besimtar dhe i drejtë.
Emri i tij ishte Dhulkarnejn.
Dhulkarnejni e mësoi hajrin, mirësinë dhe diturinë e madhe.
Dhulkarnejni dëshironte që e gjithë bota të besonte Allahun e Madhëruar.
Dhulkarnejni dëshironte që e gjithë bota ta adhuronte Allahun e Madhëruar.
Ai i gjykoi njerëzit me drejtësi dhe mëshirë, derisa e mori në sundim tërë tokën.
Dhulkarnejni udhëtonte që ta përhap drejtësinë në mes njerëzve dhe t’ua mëson besimin.
Dhulkarnejni udhëtonte që ta përhap mëshirën në mes njerëzve dhe t’ua mëson besimin.
Për këtë arsye ai përgatiti ushtri të madhe për t’i thirrur njerëzit në adhurimin e Allahut.
Për këtë arsye ai përgatiti ushtri të madhe për t’i thirrur njerëzit në besimin në Allahun.
Duke udhëtuar, Dhulkarnejni a.s. arrin në lindje.
Arrin te një popull i cili ishte i zbathur.
Arrin te një popull i cili ishte i zhveshur.
Nuk kishin shtëpi, pemë, etj.
Kishin hapur tunele nën tokë që të futen në to në mënyrë që të mbrohen nga vapa e diellit.
Nganjëherë zhyteshin në ujë.
Nuk punonin asgjë.
Nuk angazhoheshin për arritjen e furnizimit të tyre derisa perëndonte dielli.
Pasi perëndonte dielli dilnin dhe e fillonin punën.
Dhulkarnejni filloi t’i mësoj si të ndërtonin shtëpi.
I mësoi si të mbrohen nga vapa e diellit.
I mësoi si të siguroheshin nga të ftohtit.
I thirri për të besuar në Zotin.
Të gjithë i besuan dhe zemrat u mbushën me lumturi.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”