Uji i zemzemit
Ibrahimi a.s. u kthye nga kishte ardhur.
Haxherja ishte nëna e Ismailit.
Ajo me foshnjën mbetën në mes të shkretëtirës.
Ushqimi iu harxhua.
Uji iu harxhua.
Dielli i fortë përcëllonte, fëmija filloi të qajë.
Nëna nuk mund ta duronte fëmijën duke qarë, shikoi majtas, shikoi djathtas, ç’të bënte?
Shkon në drejtim të kodrës Safa. Nuk gjeti asgjë.
U kthye dhe shkoi në drejtim të kodrës Merva. Prapë nuk gjeti asgjë.

Duke u kthyer në drejtim të foshnjës sheh diçka të habitshme.
Ismaili buzëqesh sepse meleku pranë tij e kishte afruar ujin.
Haxherja u gëzua pa masë.
U afrua te uji.
Uji gurgullonte me të madhe.
Ky ujë quhet uji i ZEM-ZEMIT.
—
Dr. Musli Vërbani