Duaja e Ibrahimit a.s.

Duaja e Ibrahimit a.s.

Ibrahimit a.s. i lindi një djalë.

Atë djalë e emëron Ismail.

Nëna e Ismailit ishte Haxherja.

Haxherja e mbante në duar foshnjën e saj.

Ibrahimi a.s. e merr gruan e tij dhe fëmijën dhe e dërgon në një vend të largët.

Në një vend shkretinor.

Në një vend pa ujë.

Në një vend pa bimë dhe pa pemë.

Afër këtij vendi ishte Qabeja.

Afër këtij vendi do të buronte pusi Zemzem mbi xhami.

I vendosi aty.

Largohet Ibrahimi a.s. prej tyre deri sa arrin në Thenije (vend në Meke) prej nga nuk mund ta shihnin ata.

Kthehet në drejtim të Kibles, pra në drejtim të Qabesë, lutet për ta, i ngritë duart dhe thotë:

“Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë,

e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë.

Zoti ynë, i vendosa aty që ta falin namazin,

pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata,

dhe për të të falënderuar me mirënjohje,

furnizoi ata me fruta”.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s