Rritja e Ismailit a.s
Një ditë prej ditëve kalon një karvan në drejtim të Mekës.
Aty ata e shohin se si në qiell një shpend sillej rreth e rrotull.
Ata thonë:
– Ky shpend po sillet rreth e rrotull, sepse ka vërejtur ujë.
Vendosin të dërgojnë një vëzhgues në atë kodrinë.
E dërguan një vëzhgues apo dy dhe e shohin se aty ka ujë.
Shkojnë te nëna e Ismailit, saktësisht te burimi i ujit dhe i thonë:
– A na lejon të vendosemi këtu?
Haxherja u thotë:
– Po, mirëpo e drejta e ujit është e imja, jo e juaja.
Të drejtën e ujit e kam unë.
Nëse dëshiroj ju jap, nëse dëshiroj nuk ju jap.
Ata pranojnë.
Nëna e Ismailit ishte e kënaqur që ata të vendosen në atë vend për t’i bërë shoqëri.
Atëherë vendosen aty.
I thërrasin edhe familjet e tyre.
Ky vend bëhet vendbanim.
Ismaili rritet me ta dhe e mëson gjuhën arabe prej tyre.
Ata duke e parë sjelljen shembullore, filluan ta donin dhe ta respektonin.
Ata duke e parë intelektin e jashtëzakonshëm të Ismailit, filluan ta donin.
Ata e donin dhe e respektonin Ismailin a.s.
Kur Ismaili arrin moshën e pjekurisë, e martojnë me njërën prej vajzave të tyre.
—
Dr. Musli Vërbani