Rindërtimi i Qabesë

Rindërtimi i Qabesë

Ibrahimi a.s. e vizitonte të birin e tij Ismailin.

Ai e donte shumë atë.

Ia mësonte atij namazin.

Kishte kujdes, e edukonte.

Ismaili ishte djalë shumë i mirë.

I zgjuar dhe i sjellshëm dhe i shkonte për shtati babës së tij.

Në një vizitë, e cila ishte edhe shkaku i rindërtimit të Qabes: Ibrahimi tha:

– O Ismail, Allahu më ka dhënë një urdhër.

Do të ndërtojmë një shtëpi dhe ti do të më ndihmosh!

Ismaili i tha:

– Bëj çfarë të ka urdhëruar Zoti yt të bësh.

Ibrahimi e pyeti:

– A do të më ndihmosh ti?

Ismaili i thotë:

– Po, unë do të të ndihmoj.

Pastaj ata i ngritën themelet e Qabesë.

Ismaili sillte gurët.

Ibrahimi po e ndërtonte Qabenë.

Ismaili i jepte në dorë gurët dhe që të dy vazhdonin të thoshin:

O Zoti ynë, pranoji prej neve. Vërtet Ti dëgjon. Je i ditur.

Kur muret u ngritën lart, Ismaili ia solli një gur dhe ia dha Ibrahimit.

Ibrahimi qëndroi mbi të dhe vazhdoi ndërtimin.

Ky gur gjendet edhe sot në Qabe dhe quhet Mekami Ibrahim.

Pasi e kanë përfunduar punën e kanë bërë këtë lutje:

Zoti ynë, na bëj neve muslimanë.

Edhe pasardhësit tanë bëji muslimanë te Ti.

Na i trego rregullat e adhurimit ndaj Teje.

Pranoje pendimin tonë.

Vërtet Ti i pranon pendimet dhe je i Gjithëmëshirshëm.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s