Idrisi a.s.

Idrisi a.s.

Idrisi është njëri prej nipave të Ademit.

Jetonte në një mes ku e adhuronin Allahun.

Jetonte në një mes ku nuk i bënin shok Atij.

Jetonin të lumtur.

Punonin me sinqeritet.

I ndihmonin njëri-tjetrit për të krijuar shoqëri të shëndoshë.

Disa ishin larguar nga rruga e drejtë.

Idrisi ka pasur dëshirë që të udhëtojë nëpër botë.

Ka pasur dëshirë që të përhapë fenë dhe t’ua mësojë të tjerëve rregullat e fesë.

Ka pasur dëshirë t’ua mësojë të tjerëve rregullat e fesë.

Ka pasur dëshirë bashkëpunimin dhe mënyrën e mirë të jetesës.

Ka pasur baza morale të shëndosha dhe fetare.

Për këtë arsye Zoti i Madhëruar e kishte dërguar Idrisin që njerëzit t’i kthejë në rrugë të mbarë.

“Në libër (Kur’an) përkujtoje Idrisin.

Vërtet ai ka qenë i sinqertë dhe pejgamber.”

Quhet Idris sepse është i pari i cili të folurit e ka shprehur dhe e ka paraqitur me shkronja, që njerëzit me anë të shkrimit t’i paraqesin rregullat e fesë dhe të shkencës.

Idrisi është i pari i cili ka shkruar, ka lexuar dhe i ka mësuar të tjerët. Për këtë arsye e ka marrë emrin Idris.

Si çdo njeri edhe Idrisi ka ndërruar jetë, Zoti ka urdhëruar Melekun që Idrisin ta ngrisë në qiellin e katërt e pastaj t’ia marrë shpirtin.

Në ajetin e Kur’anit thuhet:

“E ka ngritur Ai në një vend të lartë”.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s