Qabja, Shtëpia e parë për Allahun
Një ditë, Allahu i kërkoi Ademit që të ndërtonte një ndërtesë.
Ademi a.s. e zbatoi menjëherë urdhrin e dhënë.
Kësisoj u ndërtua ndërtesa e parë.
Ndërtesa e parë është Qabeja.
Kjo ndërtesë u ngrit në emër të Allahut.
Përveç se ishte shumë e fortë.
Ishte edhe jashtëzakonisht shumë e bukur.
Kaloi shumë kohë, kaluan shumë e shumë gjenerata.
Themelet e Qabës kishin mbetur.
Zoti i Lartmadhëruar e dërgoi Ibrahimin Pejgamber.
Allahu e urdhëroi Ibrahimin që ta riparonte Qaben.
Ibrahimi e kishte edhe djalin e tij Ismailin.
Ibrahimi bashkë me djalin e tij Ismailin, e rindërtuan Qabën.
Allahu xh.sh. thotë:
“Xhamia e parë e ndërtuar për njerëzit, është ajo që u ngrit në Meke.
E dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.”
Pasi e rindërtuan iu lutën Allahut:
“O Zot! Dërgo prej fisit tonë një pejgamber të atillë për besimtarët.
Që t’ua lexojë atyre ajetet e tua.
T’ua mësojë atyre Librin.
T’i pastrojë ata prej mëkateve!”
—
Dr. Musli Vërbani