Meka është kryeqyteti i parë i njerëzimit
Në një kohë në Meke nuk kishte njeri.
Ishte shkretëtirë.
Nuk kishte as burim uji.
Ibrahimit a.s. i lindi një djalë të cilin e quajti Ismail.
Nëna e Ismailit ishte Haxherja.
Ibrahimi a.s. është prej të dashurve të Allahut.
Ai e ka marrë titullin Halilullah.
Halilullah do të thotë dashamir i Allahut.
Haxherja është nëna e Ismailit a.s.
Ajo ishte duke i dhënë gji foshnjës.
Ibrahimi a.s. e merr nënën e Ismailit dhe e dërgon te një vend.
Afër këtij vendi ishte Qabeja, përmbi pusin Zemzem mbi xhami.
Pasi i vendosi aty, ua la një enë me hurma dhe një gastare me ujë.
Pasi i vendosi aty, Ibrahimi u nis për të shkuar.
Nëna e Ismailit i thotë:
– O Ibrahim, ku po shkon?
– Ku po na lë neve në këtë kodrinë, në të cilën nuk ka asgjë?!
Këtë ia thotë disa herë dhe e bën që Ibrahimi të kthehet me fytyrë në drejtim të saj.
Pastaj Haxherja i thotë:
– A Allahu të ka urdhëruar për këtë?
Ibrahimi a.s i thotë:
– Po.
Haxherja i thotë:
– Atëherë Zoti nuk do të na lë në humbje.
Në fund Haxherja kthehet pranë djalit të saj Ismailit a.s.
—
Dr. Musli Vërbani