Mesxhidi Aksa, Xhamia e dytë e ndërtuar në tokë
Kudsi rrethohet nga 5 male si dhe 4 lugina.
El-Aksa ka kuptimin: E largët.
E largët nënkuptohet si xhamia më e largët nga Qabja.
Qabja është në Mekë.
Mesxhidi Aksaja në Palestinë.
Kjo Xhami është Xhamia e dytë e ndërtuar në tokë.
Xhamia El-Aksa është ndërtuar nga Ibrahimi a.s.
Ne kohën e Pejgamberit Sulejman a.s. është bërë zgjerimi i saj.
Xhamia el-Aksa është xhamia e parë ku muslimanët drejtoheshin në faljen e namazeve.
Muslimanët 16 muaj u falën në drejtim të El-Aksasë.
Pas kësaj muslimanët u drejtuan drejt Qabes për faljen e namazeve.
Xhamia El-Aksa është vendi ku janë falur shumë pejgamberë.
Të gjithë pejgamberët e kanë thirrur popullin në besim ndaj Allahut xh.sh.
Kujtojmë disa pejgamberë si:
Ademi a.s, Ibrahimi a.s.,
Luti a.s., Ismaili a.s.,
Davudi a.s., Sulejmani a.s.,
Jakubi a.s., Musai a.s.,
Zekerijai a.s., Jahjai a.s., Isai a.s.
Tek Xhamia el-Aksa ndodhet guri nga ku Muhamedi a.s. bëri udhëtimin e Israsë.
Allahu xh.sh në Kur’an thotë:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethin e së cilës Ne e kemi bekuar.”
Muslimanët kanë tre vende të shenjta:
– Xhamia e Haremit (Qabja).
– Xhamia e Muhamedit a.s. në Medine.
– Xhamia e El Aksa.
—
Dr. Musli Vërbani