Pse Zoti i Lartmadhëruar ka urdhëruar me u shpërnda në fytyrën e tokës pas namazit të xhumasë?

Pse Zoti i Lartmadhëruar ka urdhërua me u shpërnda në fytyrën e tokës pas namazit të xhumasë. A do të thotë se për këtë ka ndonjë urtësi?

Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë:

Nëse përqendrohemi në ajetin e Zotit të Lartmadhëruar:

“O ju të cilët keni besuar, kur të thërritet ezani për namazin e xhumasë shpejtoni me zell në përkujtimin e Allahut (faljen e namazit) dhe ndërpriteni shitblerjen (dhe çdo veprimtari tjetër). Kjo është më e mira për ju nëse e dini. Dhe pasi të përfundojë namazi shpërndahuni nëpër tokë dhe hulumtoni të mirat e Allahut, dhe kujtojeni Allahun shumë që të bëheni fitimtarë” (El-Xhumua, 10)

Shohim se koha e njeriut duhet të jetë e përqendruar në dy çështje: Në mes shfrytëzimit të begatisë, pra përfitimi prej tij dhe angazhimit në vet begatinë.

Çështja e parë: Kur të bëhet thirrja për namaz ditën e xhumasë, shpejtoni në falje të namazit duke përkujtua Allahun, dhe çështja e dytë: Dhe shpërndahuni në tokë. Shpërndarja në tokë ka për qëllim udhëheqjen në tokë. Pra aktiviteti dhe puna në tokë është pjesë e planprogramit të Allahut të Lartmadhëruar, dhe përderisa shpërndarja në tokë për jetesë duhet të jetë për atë çka i nevojitet njeriut në rend të parë, e ajo është rizku-furnizimi.

Pastaj Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe ecni mbi sipërfaqet dhe anët e saj (tokës) dhe hani prej furnizimit të tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s