Cila është arsyeja e obligimit të xhematit në namazin e xhumasë?

Cila është arsyeja e obligimit të xhematit në namazin e xhumasë?

Obligimi i xhematit në namazin e xhumasë, siç mendon Shaëraviju është se Allahu ka dëshirua që së bashku me dashur Zotin e Lartmadhëruar vazhdimisht, ndërsa me dashur Zotin veç e veç në namazet tjera, e kjo se adhurimi dhe dashuria duhet të manifestohet para Allahut të Lartmadhëruar pa dallim dhe të gjithë së bashku, nga kjo rezulton se njerëzit duhet me qenë të barabartë, dhe nuk lejohet kryelartësia dhe apriori.

Pastaj Imami i nderuar vazhdon:

Sikurse Allahu i Lartmadhëruar dëshiron të na thotë: Unë dëshiroj që të gjithë së bashku ta tregoni dashurinë dhe adhurimin ndaj meje, ashtu që të mos e sheh i dobëti të fortin, dhe të gjithë së bashku të përulur në sexhde, dhe se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Allahut në adhurim. Për këtë arsye e ka ligjësua, me fjalë tjera e ka bë farz që të jetë xhemati në namazin e xhumasë, që do të thotë një herë në javë me pastrua veten nga kryelartësia sepse kryelartësia është cilësi e rrezikshme e njeriut.

Pastaj Imami i mirënjohur vazhdon:

Këtë adhurim Zoti i Lartmadhëruar veç na ka tregu në suretu “FATIHA” ai na mëson në këtë sure me thënë: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. Pastaj pason duaja “Na udhëzo në rrugën e drejtë”. Mirëpo ti bën dua për veten dhe për tjetrin, tjetri bën dua për veten e tij dhe për ty. Dhe secili prej xhematit ka bë dua për njëri-tjetrin, pse ndoshta, njëri prej atij xhemati ka qenë i mirë dhe i sinqertë, e atij i pranohet lutja, e kur ti pranohet lutja atij, ai ka bë lutje për të gjithë. Zoti i Lartmadhëruar me fisnikërinë e tij ia pranon lutjen të gjithëve për nder të disa të mirëve në atë xhematë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s