Nuhi a.s.
Pasardhësit e Ademit u shtuan shumë.
Zoti i Lartmadhëruar njerëzit i kishte krijuar, i kishte furnizuar, ua kishte dhënë mendjen.
Pas gjithë këtyre të mirave të Zotit, disa adhuronin idhujt.
Ndërtuan idhuj prej guri dhe i adhuruan ata.
Prej këtyre idhujve ishin: JEGUTHI, LATI, UZA, HUBELI, MENATI.
Nuhi a.s. i tha popullit të tij:
Unë ju këshilloj vetëm për Allah, për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi prej juve.
Allahu është Ai i cili për njeriun ka krijuar: diellin, hënën, yjet dhe çdo gjë është në tokë.
Nuhi a.s i thotë popullit të tij:
“O populli im adhurojeni vetëm Allahun se përpos Tij nuk ka Zot tjetër.
Unë frikohem për ju, se do të dënoheni në ditën madhështore të Kijametit.”
Paria e popullit të tij tha:
– Ne e shohim se me të vërtetë je në një humbje të sigurt.
Nuhi tha:
– O populli im nuk jam i humbur por unë jam i dërguar i Allahut.
Ua përcjelli thirrjet e Zotit tim dhe u këshilloj për të mirën e juve, se unë di prej Allahut atë që ju nuk e dini.
Populli i tij i thoshte Nuhit a.s. gënjeshtar.
Nuhi a.s. nuk dëshpërohej, përkundrazi me vendosmëri vazhdoi misionin e tij.
Kjo shtoi urrejtje edhe më të madhe te populli i tij andaj i thanë: – O Nuh, ke polemizuar me ne dhe i ke tejkaluar kufijtë e polemikës. Po na e sill dënimin të cilin ti po e premton nëse vërtet je prej të sinqertëve.
Nuhi tha: – Vërtet Zoti do të ju sjellë dënimin të cilin e meritoni, nëse dëshiron Ai, e ju do të jeni të paaftë për ta përballuar.
Popullit të tij nuk i mjaftoi vetëm përgënjeshtrimi, por e kërcënuan me dënim duke i thënë:
– Nëse nuk e mbyll gojën dhe nuk përfundon me atë çka thua do të jesh i mbytur me gurë.
Ky kërcënim i fortë i tejkaloi kufijtë e njerëzores, për këtë arsye, Nuhi kërkoi ndihmë nga Zoti i Madhëruar, e kjo ndodhi pas 950 viteve thirrje. Nuhi a.s. i tha Zotit:
“O Zoti im unë e thirra popullin tim çdo ditë e çdo natë,
Thirrja ime shkaktoi vetëm largim dhe ikje nga e vërteta.”
Pastaj tha:
– O Zoti im mos lejo shtëpi të jobesimtarëve në fytyrë të tokës.”
Zoti i përgjigjet lutjes së Nuhit dhe i shkatërron të gjithë idhujtarët përpos ata të cilët ishin besimtarë.
Zoti i përgjigjet lutjes së Nuhit dhe i shkatërron të gjithë idhujtarët përpos ata që hipën në anijen e Nuhit a.s.
—
Dr. Musli Vërbani