Anija e Nuhit a.s.
Nuhi a.s. thirri në rrugën e drejtë për nëntëqind e pesëdhjetë vite.
Gjatë këtyre viteve ai thirri natën dhe ditën.
Haptazi dhe fshehtazi.
Pas 950 viteve thirrje, Nuhi a.s. kërkoi ndihmë nga Zoti i Lartmadhëruar:
“O Zoti im unë e thirra popullin tim çdo ditë e çdo natë.
Thirrja ime shkaktoi vetëm largim dhe ikje nga e vërteta.”
Pastaj tha:
– O Zoti im mos lejo shtëpi të jobesimtarëve në fytyrë të tokës.
Zoti iu përgjigj lutjes së Nuhit e i tha:
– Ndërto një anije të madhe në mes të kodrës.
Nuhi filloi t’i presë lisat e mëdhenj dhe të ndërtojë anijen.
Populli i tij e shikonte dhe i thoshte:
– I ke lënë fjalët e kota dhe ke filluar të merresh me zdrukthëtari!?
Kaluan disa vite e Nuhi a.s. e përfundoi ndërtimin e anijes.
I mblodhi çiftet nga të gjitha llojet e kafshëve.
I mblodhi çiftet nga të gjitha llojet e shpendëve.
I mblodhi çiftet nga të gjitha llojet e insekteve.
I mblodhi të gjitha llojet e bimëve dhe pemëve.
Kur atypari kalonin pabesimtarët, i thoshin Nuhit duke u tallur:
– Ku është deti në të cilin do të lundrojë kjo anije!?
Ti vërtet je çmendur!
Nuhi a.s. qetësisht i tuboi edhe besimtarët, i hipi në anije dhe e priti urdhrin e Allahut.
Filloi erë e fortë, qielli u bë zi nga retë.
Vetëtima vetëtonte.
Murmurima murmuronte.
Filloi të bie shi i fortë.
Toka filloi të qahet dhe nga toka buronte ujë i madh.
Uji u ngrit shumë mbi sipërfaqen e tokës.
Të gjithë u përmbytën përpos atyre të cilët ishin në Anije.
—
Dr. Musli Vërbani