Zbritja Ademit a.s në tokë
Ademi u zbrit në tokë.
Kur zbriti në tokë, toka rrotullohej rreth vetes së tij e kështu formohej dita dhe nata.
Toka rrotullohej rreth diellit për të krijuar katër stinët.
Vjeshta ndiqte verën,
dimri ndiqte vjeshtën,
pranvera ndiqte dimrin,
vera ndiqte pranverën.
Toka ishte shumë e bukur, plot ngjyra.
Oqeanet ishin të kaltra dhe pyjet ishin të gjelbëruara.
Kodrat ishin të mbuluara me bimë.
Shkretëtirat ishin ngjyrë kafeje, ndërsa akulli i bardhë.
Kur lindte dielli, rrezet i kishte në ngjyrë të kuqe.
Në fillim nga toka shpërthenin vullkanet,
frynin erëra të forta, tërmetet ishin të forta,
e pastaj gjithçka u qetësua.
Shumë vullkane u shuan.
Erëra të begatshme i çonin retë drejt shkretëtirës.
Shiu binte dhe gjallëronte shkretëtirat.
Toka u mbulua me gjelbërim, bimët dhe xhunglat ishin të lulëzuara.
Uji i pastër e i freskët rridhte nëpër lumenj.
Pyjet u shtuan dhe u bënë të dendura. Ato ishin plot kafshë, zogj dhe bimë.
Zogjtë zgjoheshin ditën dhe fluturonin për të kërkuar ushqim.
Kafshët zgjoheshin gjatë ditës dhe lëviznin andej këtej për të gjetur ushqim.
Zoti i mësoi Ademit emrat e gjithçkaje në natyrë: detin, ujin, bimët, kafshët dhe emrat e engjëjve.
Ai i mësoi dhe mënyrën si të sigurojë jetesën.
Ai u ngrit dhe filloi të ecte. Nisi të mendonte e të hetonte përreth.
Ai dallonte të bukurën dhe të shëmtuarën.
Ai e dallonte të vërtetën dhe gënjeshtrën, të mirën dhe të keqen, lumturinë dhe hidhërimin.
Ai u krijua në Xhenet, me qëllim që të bëhej e ditur që vendi i tij i përjetshëm do të jetë Xheneti dhe jo toka.
Njeriu është krijuar për dy gjëra kryesore:
– Të adhurojë Zotin dhe të jetë i bindur ndaj Tij;
– Duke e vendosur rregullin dhe ligjet e Zotit në tokë.
—
Dr. Musli Vërbani