Takimi në tokë i Ademit a.s. me Havanë

Takimi në tokë i Ademit a.s. me Havanë

Allahu e dërgoi Ademin në tokë për ta vënë në provë, pra nëse Ademi do të adhuronte Atë apo do të pasonte shejtanin?

Allahu tha: – Zbrisni poshtë! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit.

Në tokë do të keni vendbanim dhe ushqim për një kohë të caktuar.

Ju do të jetoni në tokë, në të do të vdisni dhe nga ajo do të nxirreni.

Secili prej tyre zbriti në një vend të caktuar në tokë.

Ademi zbriti në majën e malit Sarandib.

Havaja zbriti në malin Marva në Mekë.

Iblisi zbriti në tokën më të ulët.

Zoti dëshironte që Ademi të ishte mëkëmbësi i Tij në tokë.

Ai i kërkoi Ademit që ta ndërtonte dhe ta bënte të banueshëm tokën.

Konflikti midis njeriut dhe shejtanit, të mirës dhe të keqes, tashmë kishte nisur.

Ademi kujtoi bashkëshorten e tij, Havanë, të cilën e donte shumë.

Ai kishte qenë i lumtur me bashkëshorten e tij.

Ai nuk e dinte se ku ishte saktësisht ajo, andaj filloi ta kërkonte.

Ademi eci i vetëm nëpër tokë, në përpjekje për të gjetur Havanë.

Ademi eci për një kohë të gjatë. Përfundimisht arriti në Mekë.

Zemra e tij e ndjeu se do ta gjente Havanë në atë vend ose matanë ndonjërit prej maleve atje.

Havaja ishte duke e pritur Ademin dhe për këtë u ngjit në majë të malit.

Ajo po shikonte në horizont, por nuk po dallonte asgjë.

Ajo ngjitej nga njëri mal në tjetrin se mos shihte Ademin.

Një ditë Havaja po qëndronte në majë të një mali duke parë andej këtej. Ajo dalloi prej së largu një burrë që po vinte drejt saj.

Ajo e kuptoi se ai burrë ishte Ademi dhe zbriti malin dhe vrapoi drejt tij.

Edhe Ademi e pa Havanë prej së largu dhe vrapoi drejt saj,

e kështu që të dy rendën drejt njëri-tjetrit.

Takimi mes tyre ndodhi nën hijen e një mali.

Havaja u përlot për shkak të gëzimit të saj.

Kështu bëri dhe Ademi.

Të dy e falënderuan Allahun e Madhëruar që i bashkoi të dy sërish.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s