Ademi a.s. dhe pendimi
Ademi a.s. jetonte në xhenet.
Aty e ngrëni pemën e ndaluar.
Kur i arriti pema në gjoks filloi t’i zbulohet trupi dhe të zhvishet lakuriq.
E njëjta gjë i ndodhi edhe Havës.
Kur e shikuan njëri-tjetrin dhe e panë së ishin lakuriq,
nga turpi filluan të mbuloheshin me gjethet e Xhenetit.
Ademi e kuptoi se kishte bërë gabim dhe u pikëllua.
Shejtani u largua nga aty i lumtur sepse e kishte mashtruar njeriun.
Ata iu përulën Allahut në shenjë pendimi.
Ademi kërkoi falje dhe u pendua para Zotit me këto fjalë:
“O Zoti ynë, ne kthehemi tek Ti të penduar.
Pranoje pendimin tonë.
Na fal për mëkatin e bërë.
Ne i kemi bërë padrejtësi vetes.
Nëse Ti nuk na e fal mëkatin tonë,
nëse Ti nuk na mëshiron, do të jemi prej të humburve.”
Zoti i Madhëruar ua fali gabimin dhe ua pranoi pendimin.
Pas kësaj, Zoti u tha:
– Do të ju lëshoj në tokë,
– Jetën në tokë do ta keni të mundimshme.
– Jetën në tokë do ta keni me lodhje e djersë.
– Jetën në tokë do ta keni me pikëllim e angazhim të pandërprerë.
—
Dr. Musli Vërbani