Varrimi i parë

Varrimi i parë

Habili dhe Kabili janë fëmijët e parë djem në fytyrën e tokës.

Një ditë Kabili i thotë Habilit:

– Do të të vras.

Habili i përgjigjet:

– Edhe nëse ti e ngrit dorën mbi mua, unë nuk do ta ngriti dorën kundër teje.

Kabili e ngrit dorën dhe i bie fort dhe e mbyt vëllanë.

Pasi e vrau u hutua dhe nuk dinte se ç’të vepronte.

Nuk dinte ç’të bënte me trupin e vëllait të tij.

Ai pa aty afër një sorrë.

Filloi të vështronte lëvizjet e sorrës.

Sorra gërmoi me kthetrat e saj një gropë.

Më pas ajo mori me sqepin e saj një frutë të tharë nga toka dhe e hodhi në atë gropëz e më pas e mbuloi.

Kabili u ndërgjegjësua për një gjë të rëndësishme.

Ai tani e dinte se si ta mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur për ta mbrojtur nga ujqërit dhe nga shqiponjat.

Ai filloi të gërmonte tokën me anë të një kocke të tharë e të hapte një gropë në tokë.

Nga vështirësia e kësaj punë ai djersiti.

Më në fund ai hapi një gropë të thellë.

Kabili e vendosi trupin e vëllait të tij në atë gropë dhe e mbuloi.

Ky është varri i parë në sipërfaqen e tokës.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s