Shtimi i njerëzimit prej një nëne dhe prej një babe
Havaja është nëna e njerëzimit.
Ademi është babai i gjithë njerëzimit.
Ademit dhe Havasë i lindi një djalë dhe një vajzë.
I emëruan me emrin Kabil dhe Vedije.
Më pas ajo lindi sërish një djalë e një vajzë.
I emëruan me emrin Habil dhe Edije.
Popullsia e tokës përbëhej nga gjashtë anëtarë.
Babai – Ademi.
Nëna – Hava.
Dy vëllezër: Kabili dhe Habili.
Dy motra: Vedija dhe Edija.
Ademi dhe Havaja ishin të lumtur me fëmijët e tyre.
Fëmijët rriteshin çdo ditë.
Ata u bënë vasha dhe djelmosha.
Habili dhe Kabili shkonin me babanë e tyre për të mësuar.
Ata mësuan nga ai si të punonin tokën dhe të kullosnin bagëtitë.
Edija dhe Vedija ishin dy vajzat.
Ato e ndihmonin nënën e tyre në punët e shtëpisë, si: gatim, pastrim, dhe punë të tjera.
Jeta e tyre kërkonte mund, veprim dhe përpjekje.