Puna dhe jeta e njeriut

Puna dhe jeta e njeriut

Ademi a.s. dhe Hava e kishin bërë gabimin me ngrënien e pemës së ndaluar.

Kishin kërkuar falje.

Zoti i Madhëruar ua fali gabimin. Ua pranoi pendimin.

Pas kësaj u tha:

“Do të ju lëshoj në tokë vetëm se:

Jetën do ta keni të mundimshme.

Jetën do ta keni me lodhje e djersë.

Jetën do ta keni pikëllim e angazhim të pandërprerë.”

Jeta në tokë nuk ishte aq e lehtë sa jeta në Xhenet.

Toka ishte një planet që rrotullohej në hapësirë.

Në të ekzistonin stinë të ndryshme.

Në dimër ishte ftohtë dhe binte shumë borë, e cila mbulonte fushat, malet… gjithçka.

Vera ishte e nxehtë. Gjethet e pemëve binin në vjeshtë. Gjatë kësaj stine pemët i ngjanin drurëve të tharë.

Në pranverë toka mbulohej me gjelbërim.

Ademi kujtonte jetën e rehatshme që bënte në Xhenet dhe përlotej.

Atij i mungonte shumë jeta e xhenetit dhe gjithçka që kishte të bënte me të.

Në xhenet nuk kishte as nxehtë as ftohtë, as uri e as lodhje.

Ditët e lumtura në xhenet tashmë ishin sosur.

Tani Ademi dhe Havaja duhej të punonin.

Ata duhet të përgatiteshin për dimrin dhe erën e fortë.

Derisa të ndërtonin një kasolle prej druri, atyre u duhej të flinin në një shpellë.

Ademi punoi gjersa u lodh. Puna e vështirë bëri që ai të djersitej.

Me qëllim që të shmangnin vdekjen, Ademi dhe Havaja duhet të mbillnin, të korrnin, të bluanin.

Me qëllim që të shmangnin vdekjen, Ademi dhe Havaja duhej të gatuanin dhe të piqnin bukë për veten e tyre.

Ata e kalonin jetën e tyre me adhurim.

Ata e kalonin jetën e tyre me punë, duke menduar për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s