Shkaku i mallkimit për Iblisin
Zoti i madhëruar e krijoi njeriun.
E nderoi me formën më të bukur.
I dha mendje dhe logjikë të shëndoshë.
E ngriti në shkallë të lartë të respektit.
I urdhëroi Melekët t’i bëjnë sexhde Ademit.
Melekët i bën sexhdeAdemit a.s.
Melekët duke i bërë sexhde e nderuan Ademin.
Një krijesë tjetër nuk e nderoi Ademin a.s.
Nuk e nderoi njeriun si krijesë.
Ajo krijesë e ka emrin Iblis.
Iblisi refuzoi ta nderojë Ademin.
Iblisi refuzoi t’i bëjë sexhde Ademit.
Iblisi thoshte:
“Ademi është krijuar nga balta”.
“Unë jam i krijuar nga zjarri.”
Ai pretendonte se zjarri është më i mirë se balta.
Iblisi kishte zili për Ademin.
Iblisi e urrente Ademin.
Urrejtja e tij ndikoi që të mos i përkulet Ademit.
Zilia e tij ndikoi që të mos i bënte sexhde Ademit.
Ky veprim i tij tregon për kryelartësinë e Iblisit.
Urrejtja, zilia dhe kryelartësia janë cilësi të Iblisit.
Për këtë arsye, Zoti i Madhëruar e mallkoi.
Për këtë arsye, Zoti i Madhëruar e largoi prej mëshirës së vet.
Zoti i Madhëruar i tha Iblisit:
– Largohu dhe dil nga aty, ti vërtet je i mallkuar.
Zoti i Lartmadhëruar i tha Ademit:
– O Adem, ky është armiku yt dhe i bashkëshortes tënde.
—
Dr. Musli Vërbani