Krijimi i Ademit dhe Jeta në xhenet

Krijimi i Ademit dhe Jeta në xhenet

Allahu e krijoi Ademin.

Për t’i bërë shoqëri atij ai e krijoi për të Havanë.

Zoti i Madhëruar i tha Ademit:

“Jeto ti dhe gruaja jote në kopshtin e Xhenetit.

Hani nga ai çfarëdo që të dëshironi”.

Ademi ishte i kënaqur me bashkëshorten e tij.

Hava, bashkëshortja e tij ishte e kënaqur me të.

Xheneti ishte një vend shumë i bukur.

Në të gjendeshin shumë lumenj dhe pemë të gjelbëruara.

Në xhenet pranvera ishte e përhershme.

Nuk kishte as ftohtë e as nxehtë, por frynte një puhizë e freskët.

Në xhenet jetonin të lumtur, të sigurt, të qetë, të lirë dhe pa brenga.

Ademi dhe Havaja shëtisnin nëpër kopsht.

Ata hanin nga frutat, forma dhe aroma e të cilave ishin të ndryshme.

Të gjitha ushqimet ishin shumë të shijshme.

Ademi dhe Havaja uleshin në brigjet e lumenjve të xhenetit.

Lumenjtë e xhenetit ishin të mrekullueshëm.

Lumenjtë ishin plot me gurë të çmuar.

Ajri i freskët dhe i pastër buronte nën këmbët e tyre.

Atje gjendeshin lumenj mjalti dhe qumështi.

Në të kishte zogj dhe lule nga më të ndryshmet.

Ademi dhe Havaja ishin shumë të lumtur në xhenet, pasi që çdo gjë në të u përkiste atyre.

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s