Pema e ndaluar dhe gabimi i Ademit a.s.
Zoti i Madhëruar, prej llojit të Ademit e krijoi edhe bashkëshorten për të, Havanë.
Zoti i Madhëruar i tha Ademit:
“- Jeto së bashku me bashkëshorten tënde në xhenet.
Hani nga aty gjithçka të dëshironi, vetëm se kujdes mos iu afroni kësaj peme se do të bëheni të padrejtë.”
Ademi, në Xhenet jetonte i lumtur, i sigurt, i qetë, i lirë, pa brenga.
Iblisi shkoi tek Ademi e Havaja dhe i pyeti:
– A i keni parë të gjitha pemët e Kopshtit?
Ademi iu përgjigj:
– Po, i kemi parë të gjitha dhe kemi ngrënë nga frytet e tyre.
Shejtani i mallkuar i tha Ademit:
– A të tregoj për pemën që të bën të përgjithmonshëm?
– A të tregoj për pemën që të aso sundimi që nuk përfundon kurrë?
Ademi nuk e dëgjoi fjalën e Iblisit.
Iblisi pastaj u tha për të dytën herë:
– Nuk ju ka ndaluar Zoti i juaj nga kjo pemë vetëm se që të mos bëheni Melekë ose që të mos mbeteni përgjithmonë në xhenet.
Hava edhe Ademi prapë nuk dëgjuan.
Vazhdoi Iblisi dhe u përbetua në Allahun e u tha:
– Për Allahun, unë për ju jam këshilltar i sinqertë!
Ademi mendoi se askush nuk përbetohet në Zotin duke gënjyer dhe mendoi se shejtani po e tregon të vërtetën dhe kësisoj u mashtrua. E ngrëni pemën e ndaluar.
Kur i arriti pema në gjoks, filloi t’i zbulohet trupi dhe të zhvishet lakuriq.
E njëjta gjë i ndodhi edhe Havës.
Kur e shikuan njëri tjetrin, nga turpi filluan të mbuloheshin me gjethet e Xhenetit.
Zoti i Madhëruar i tha:
A nuk ju kam ndaluar nga (ushqimi) i kësaj peme dhe a nuk ju kam treguar se shejtani është armik i hapur i juaj.