URINA NË VENDURINIM (FSHIKËZ)

URINA NË VENDURINIM (FSHIKËZ)

Urina tubohet në trupin e njeriut (në qesen e urinës) dhe për të shpërthyer nuk e lejon rregullimi i organizmit, i cili vepron nën komandën e sistemit nervor, SEMPTAVIJ dhe GJARISEMPTAVIJ.

Nga kjo, sistemi nervor është baza qendrore, e cila jep urdhër të drejtpërdrejtë kanalit të urinës, për t’u hapur (liruar) ose për t’u mbyllur, në kushtet e rëndomta. Dhe nuk lejon që urina të kalojë nga ato, pos nëse ndodhë ndonjë sëmundje psikike (e sistemit nervor) ose sëmundjet tjera të kanalit të urinës, ose ato pjesë të sistemit nervor dobësohen ose shkatërrohet dhe nuk mund të dirigjoj apo të kontrolloj urinën.

Shumica e të sëmurëve prej sëmundjes prostate, të cilët lëngojnë nga ndezjet e tepërta, të cilat janë të pashërueshme ose vetëm të sëmurët me Prostatë ankohen me daljen e pikave të urinës pa dëshirën e tyre, gjë që shkakton prishjen e abdesit të tyre. Ky është shkaku pse e pyes të nderuarin Imam Shejh Shaëravijun.

Përderisa urina është në kanalin e urinës nuk e prish abdesin dhe gusulin, e cila veç është në trup të njeriut, atëherë pse pikat e urinës prishin abdesin, pasi që dalin nga organi seksual pas marrjes së abdesit. A nuk është kjo njësoj sikurse urina në kanalin e urinës, i cili nuk ndikon në prishjen e abdesit?

Imami i nderuar, Shejh Shaëraviju u përgjigj:

Përderisa urina është në kanalin e urinës, pra në trup ajo e luan rolin dhe detyrën e tij, gjë që është e domosdoshme të jetë aty, përderisa del prej kufijve të brendshëm në kufijtë e jashtëm bëhet i pavlefshëm dhe i pa përdorur, e që trupi më nuk ka nevojë për të.

Për këtë arsye, urina e prish abdesin nga arsyeja e daljes nga brendësia, pasi që është shndërruar në tepricë, fëlliqësirë dhe e papërdorshme, të cilën e ka dëbuar trupi i njeriut nga brendësia. Shembulli i saj është si shembulli i mbeturinave.

Zoti e shpërbleftë imamin, dijetarin dhe Shejhun tonë me të mira.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s