ZEKATI I FITRIT
Zekatul fitri është vaxhib ajn për muslimanët, kjo argumentohet me thënien e Ibn Umerit r.a.: Muhamedi a.s. e ka bë obligim Zekatul fitrin e Ramazanit një sa prej hurmeve, një sa prej grurit qoftë për robin, të lirin, mashkullin, femrën, të voglin ose të madhin prej muslimanëve. (MUTEFIKUN ALEJHI)
Pyetje: Urtësia apo arsyeja e Zekatul fitrit?
Përgjigje: Pastrimi i muslimanit prej çështjeve të cilat kanë pasur lidhje me fjalët e kota dhe të ndyta, e gjithashtu mos me ndodh që në ditën e Bajramit të varfrit me kërkua lëmoshë, por para kohe me iu ndihmua atyre.
Ibn Abasi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka bë obligim për pastrimin e agjëruesit nga fjalët e kota dhe të ndyta dhe ushqim për të varfrit. (E ka regjistruar Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe e ka vërtetuar Hakimi)
Muhamedi a.s. ka thënë: “Në këtë ditë mos lejoni që të kërkohet lëmoshë prej tyre (të varfërve)”.(Bejhekiu me sened të dobët)
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”