A LEJOHET QË PRINDI TA FEJOJË VAJZËN E TIJ
Kjo shihet qartë me qëndrimin e Shuajbit me Musa a.s.:
Tha: “Vërtet unë dëshiroj që të të martoj me njërën prej këtyre dy bijave të mia, me kusht që të më shërbesh tetë vite, ndërsa nëse ti dëshiron mund t’i plotësosh dhjetë vite.”
Omeri, po a e di kush ka qenë Omeri, Dalluesi i Islamit, Ai me të cilin Allahu e ka nda të mirën prej të keqes, të vërtetën prej të pavërtetës. Vajzën e tij Hafsen ia ka ofrua me fejuar Ebu Bekrit, mirëpo ai se ka pranuar, pastaj ia ka ofruar për ta fejuar Uthman Bin Afanit, por edhe ai ka refuzuar. Omeri r.a. për këtë çështje ka ndie dhembje të madhe, dhe mërzi pas mërzie, pastaj e ka martuar për Muhamedin a.s.. E kjo ka qenë nderë për të sepse është bë nëna e besimtarëve.
Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: Nuk martohet e veja pa e marr pranimin prej saj dhe nuk martohet beqarja pa u pajtuar ajo.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”