PSE ALLAHU E KA KRIJUAR KËTË BOTË

PSE ALLAHU E KA KRIJUAR KËTË BOTË

Imami i mirënjohur pyet:

Pse Allahu e ka krijuar këtë botë?

Ishte pyetje madhështore dhe me vlerë shumë të rëndësishme pas së cilës Shejhi u përgjigj:

Ai i cili prodhon diçka të bukur, e ekspozon para njerëzve për me tregu çka ka punua me duart e tij. Allahu ka krijuar këtë botë me të gjitha bukuritë për të parë njerëzit madhështinë e krijimit të Tij dhe përsosmërinë e krijimit të Tij.

Shejh Shaëraviju sjell shembull për këtë:

Ai i cili pikturon një pikturë, e sjell vizatimin (fletën), lapsat (ngjyrat) pastaj pllakën e pikturuar e përfundon me të gjitha finesat dhe në fund lenë, pa përfitua dije prej saj, mirëpo më vonë vjen ndonjë njeri e merr atë pikturë, e shet dhe përfiton (të holla) prej saj ndërsa i pari e ka pikturuar pa qëllim që të përfitoj prej asaj pikture.

Edhe pse krahasimi të cilin e bëmë, për Allahun ky krahasim është dallim i madh, sepse shëmbëlltyra e Allahut është më e larta, Ai është i pavarur për të gjithë botën, dhe nuk ka nevojë për askënd që njerëzit me bukurinë e krijimtarisë së tij, përsosmërinë e kësaj bote. Mirëpo bëhet pyetja: ku ka qenë Allahu para se ta krijoj botën?

Imami i mirënjohur thotë:

Kjo është fshehtësi të cilën nuk e di askush tjetër, pos Allahut të Lartmadhëruar.

Sa i përket Krijuesit dhe krijesat për njeriun janë fshehtësi të cilat njeriu nuk i di. Është e vërtet se kur është pyetur Muhamedi s.a.v.s.: Ku ka qenë Zoti ynë para se të krijoj qiejt dhe tokën? Muhamedi a.s. nuk e ka refuzua pyetjen por ka thënë: Ka qenë në hapësirën ku mbi të ka pasur ajër dhe nën të ajër. (E  KA  REGJISTRUAR AHMEDI)

Kur është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për fillimin e krijimit të botës është përgjigjur: Ka qenë Allahu dhe s’ka pas asgjë pos tij dhe arshi i tij ka qenë në ujë dhe ka shkruar të jetë e krijuar çdo gjë. (E  KA  REGJISTRUAR AHMEDI)

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Dijetari i të fshehtave dhe i të dukshmëve.

Po ashtu ka thënë: Dijetari i të fshehtave, ai nuk ia tregon fshehtësinë e tij askujt, përpos atij që do prej të dërguarve të tij. Atë botë ai vë roje edhe para edhe prapa tij (kur ia shpall fshehtësinë). (SURETUL XHIN; 26,27)

Imami i mirënjohur Shaëraviju thotë:

Nuk kemi ndonjë njohuri paraprake për çfarë diturie do të jetë i njohur njeriu. Ajo është dituri sekrete.

Allahu nuk ka lënë paranjohuri për me ditur për çfarë fshehtësi është fjala, por Allahu vet tregon për atë se do ta tregon atë fshehtësi përderisa paranjohuri në rastin e parë për njerëzit tregohet në fjalën e tij “dhe nuk mund të përfshin nga dituria e tij”.

Ndërsa për rastin e dytë, rasti i njohurisë së fshehtësive. Zoti i Lartmadhëruar ka tregua gjithë përfshirjen e diturisë vetëm te ai ku thotë dijetari i fshehtësive dhe fshehtësitë e tij të veçanta nuk ia tregon (nuk ia shpalos askujt).

Njeriu dhe logjika njerëzore patjetër duhet me pranu dhe duhet me besu si burim prej burimeve të diturisë, diturinë të cilën ia jep Allahu atij (njeriut).

Kjo na shpie te çështja se aty nuk mund të arrin asnjëherë, pra nuk mund të arrijmë aty ku: Si është krijuar njeriu, si është krijuar qielli?

Këto çështje nuk i dimë për arsye se në nuk i kemi parë, dhe nuk posedojmë përvojë dhe eksperiencë.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Ju nuk keni prezantuar në momentin e krijimit të qiejve dhe tokës, e as në krijimin e vet “tuajin”. (EL-KEHF, 51)

Imani është burimi kryesor i diturisë siç mendon Shaëraviju. Ai mendon se njeriu kur të beson, arrin në burimin e madh të diturisë i cili i jep dituri të plotë, e nëse nuk beson ai përkufizohet vetëm në materie, dhe nuk mund të dal jashtë sferës së materies, për këtë arsye ai nuk mund të di çka ka pas materies. Pse rruga e vetme për dituri dhe njohuri se çka ka pas materies është Imani (besimi).

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s