SHTYLLAT E ISLAMIT DHE ANGAZHIMI PËR JETË
Nënshtrimi i plotë i trupit dhe dorëzimi i plotë i shpirtit janë specifike e Islamit prej ku buron dhe reflektohet drita e zhvillimit dhe progresivitetit njerëzor.
Islami është fe dhe sistem, që në ta zhvillohet jeta. Cila është lidhja në mes të shtyllave të Islamit dhe aktivitetit jetësor?
Shejh Shaëraviju thotë:
Armiqtë e Islamit e identifikojnë Islamin vetëm me shtyllat e Islamit. Ata mundohen edhe pse kanë ra në grackë që jetën ta organizojnë ose ta definojnë sipas apetiteve të tyre, dhe ashtu qysh nuk e ka definua Islami dhe çka thonë: “Xhamitë janë të hapura, le të falet aty kush dëshiron, dhe zekatin le ta jep kush të donë, dhe haxhin le ta kryej ai i cili ka mundësi ndërsa përpos këtyre tjetër send s’keni të drejtë”.
Atyre të cilët dëshirojnë me identifikua Islamin vetëm me ibadet (adhurim) ne u themi Jo! Ju me këtë jeni duke thënë vetëm për shtyllat e Islamit ndërsa po i anashkaloni ajo çka ndërtohet në këto shtylla!
Ne fuqishëm dhe me zë të lartë u themi atyre: Islami ka ardhur me mbrojt dhe me sigurua jetën dhe qëllimi kryesor i muslimanit është që mbi shtyllat e Islamit me ndërtua jetën në përgjithësi.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”