MUSLIMANËT DHE KRISHTERËT

MUSLIMANËT DHE KRISHTERËT

 

Cila është largësia mes muslimanëve dhe të krishterëve?

 

Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Islami i ka pranuar pasuesit e librit prej krishterëve i ka pranuar me nderë dhe tolerancë. I ka pranuar që të jetoj ma ta në paqe, dhe siguri. Islami e ka nderu dhe e ka ngrit në shkallë të lartë Isaun birin e Merjemes. Islami nuk e pranon dhe refuzon çdo gjë e cila e nënçmon dhe akuzon, apo shpif për Isaun.

Islami e nderon krishterimin, dhe këtë për arsye thjesht për tu bashkuar qielli me tokën.

Për këtë arsye Persianët janë më të largët sepse ata përfaqësojnë idhujtarinë dhe ateizmin.

Romakët të cilët përfaqësonin pasuesit e librit kanë qenë me afër zemrës së Muhamedit a.s. dhe besimtarëve të cilët e besonin të Dërguarin e Allahut, kjo nga shkaku se Romakët kanë qenë pasues të librit.

Kur ishin në luftë mes veti romakët dhe persianët, dhe persianët fituan kundër romakëve Muhamedi a.s. është pikëlluar shumë, e me të janë pikëlluar edhe muslimanët të cilët besonin në të Dërguarin e Allahut.

Kjo sepse takimi i qiellit me tokën dhe nënshtrimi i tokës programit qiellor është çështje praktike dhe harmonike. Për këtë arsye zemra e të Dërguarit të Allahut dhe besimtarëve të tij ka qenë në anën e romakëve kur persianët fituan kundër tyre.

Islami dhe i Dërguari i islamit i ka dashur ata të cilët nuk e kanë besuar Muhamedin a.s. si pejgamber por kanë besuar në Zotin, më shumë se ata të cilët nuk besuar në Zotin fare. Pra, lidhshmëria e Muhamedit a.s. me Zotin e tij ka qenë më e fuqishme se lidhshmëria me veten e tij, për këtë arsye pejgamberi dhe muslimanët janë pikëlluar për disfatën e romakëve.

Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Elif, Lam, Mim. Bizantinët (rumët) u mundën, në tokën më afër (tokës së arabëve), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë, brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen”. (Rum 1, 2, 3)

Në këtë rast është mirë të ceket një ndodhi tjetër:

Një krishter fanatik ka hy te Shejh Muhamed Abduhu dhe e ka pyetur: si e ka përjetuar Ajshja kur është shpif për të në Medinë për prostitucion?

Muhamed Abduhu me shpejtësi i është përgjigjur:

Fytyra e saj ka qenë ngjashëm, si fytyra e Merjemes kur ka ardhur me fëmijën e saj para popullit të saj.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s