A JEP PËRGJEGJËSI NJERIU PËR MËKATIN, PËR SHKAK TË HARRESËS
Është transmetua nga Muhamedi a.s. se ka thënë: Umetit tim nuk i shkruhen mëkatet për shkak të lëshimit të gabuar, për shkak të harresës, dhe për shkak të detyrimit me dhunë.
Pyetja është: Harresa mos është lehtësim për njeriun, që t’i falen mëkatet, me fjalë tjera a hiqet obligueshmëria e njeriut në ato momente dhe pranohet arsyetimi, pse ai veç ka harruar?
Imami i mirënjohur Shaëraviju përgjigjet:
Kur Allahu e ka ligjësua pendimin, dhe e ka hapur derën e pranim pendimit, ka dëshirua që njeriut t’i jep rast për arsyetim te gabimit për shkak te harresës. Arsyetimi i njeriut se ka gabuar, është arsyetimi i njeriut se ka bë mëkat, mirëpo kjo nuk do të thotë se ai duhet me bë mëkat, e për këtë arsye është ligjësuar pendimi. E ka sqaruar se ai gëzohet më shumë se kur gëzohet njeriu i cili e ka pasur devenë e ngarkuar me të gjitha të mirat, dhe i ka humbur e pastaj e ka humbur shpresën se mund t’i gjej, e kur befasisht i vjen deveja atij njeriu, ai gëzohet. Sa i përket Allahut ai është shëmbëlltyra më e larta, kështu Ai gëzohet kur robi i Tij kthehet dhe e pranon gabimin e pendohet. Kjo është për tu siguruar paqja në jetë.
Imami i nderuar vazhdon e thotë:
Sa i përket fjalës “Harresë”. Kjo ka qenë dashtë që Ademi mos me u dënuar, sepse Allahu urdhëron vetëm për çështje në të cilat kanë dobi, dhe ka qenë e ndaluar vetëm një çështje në të cilat kanë dobi, dhe ka ndalu vetëm një çështje, e ajo ka qenë pema e ndaluar. Pra ka qenë në mesin e shumë ndalesave e ka harruar. Kjo është një çështje se, pasi që e ka harruar një çështje, që të mos thuhet se Ademi ka qenë në mesin e shumë ndalesave e ka harruar.
Kjo është një çështje se, pasi që e ka harruar një çështje ai e ka harruare tërë obligueshmërinë, ka qenë dashur që Ademi mos me harruar atë urdhër i cili ka qenë tërë obligueshmëria.
Pastaj vazhdon Shaëraviju:
Ka të atille që thonë, se Ademi ka qenë pejgamber, ndërsa pejgamberët janë të mbrojtur, e pse ai me gabua, e për atë gabim me u dënua me zbritjen në tokë prej xhenetit.
Ne themi Ademi është baba i njerëzimit, njerëzit janë dy llojesh në pejgamber të cilët e përcjellin shpalljen e Zotit dhe në njerëz të cilët e dëgjojnë dhe e pranojnë shpalljen e Zotit, pejgamberët duhet me qenë të mbrojtur, sepse ata janë shëmbëlltyrë, e nuk duhet që shëmbëlltyra e tyre të jetë e keqe, mirëpo lloji i dytë janë të tjerët që prej atyre ka të shkëlqyeshëm dhe të padëgjueshëm. E Ademi është baba i të dy llojeve, pra duhet me qenë i sprovuar për ti përfaqësuar të dy llojet. Llojin e të mbrojturve siç janë pejgamberët dhe llojin e gabimtarëve siç janë njerëzit e rëndomtë.
Kur Ademi a.s. e ka ngrënë pemën, ka harruar, por a ka gabuar?
Iblisi kur e ka mashtruar, ka thënë: Allahu ta ka ndalu me ngrënë prej kësaj peme që të mos bëhesh prej të përjetshmëve, sepse nëse e hanë këtë pemë do të bëhesh i përjetshëm dhe nuk do të vdesësh. Kinse ai është i cili dëshiron me i tregu se Allahu është duke e tradhtuar: “Nuk ju ka ndaluar nga kjo peme, vetëm e vetëm që të mos bëheni melek, dhe që te mos bëheni te përjetshëm.”
Pra nëse nga ajo peme do të bëheni të përjetshëm dhe do të bëheni melek.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”