GRUAJA MUSLIMANE UDHËTARE

GRUAJA MUSLIMANE UDHËTARE

 

Gruaja muslimane e devotshme e cila i përmbahet rregullave islame, mirëpo ajo del në qytet, udhëton e lirë. Si është puna me të?

 

Shejh Shaëraviju thotë:

Femra e cila thotë se feja e ka mbyllur në rroba, në bukurinë e saj, në jetën e saj, duhet ta dijë mirë se feja ka dashur që të besoj se në pleqërinë e saj, kur t’i arrij vitet në të cilat i ndërpritet menstruacioni përfundimisht, në fillim të atyre viteve i ndodh trauma e parë, në ato vite fillon të vyshket bukuria e saj, e prej atyre viteve ka nevojë për ledhatimin e burrit të saj, afrinë e tij, mirësinë e tij, ngrohtësinë e tij, sepse atëherë ajo është e dobët dhe e vetmuar, e cila kujtohet shumë për situatën faktike të dhimbshme të saj, sepse ajo tashme nuk mund t’ia plotësojë dëshirat e burrit të saj.

Femra duhet ta dijë se islami seriozisht ka dashur që ajo të besojë në pleqërinë e saj, në dobësinë e saj dhe ka dashur që atë ta siguroj dhe ta shpëtojë.

Femra duhet ta dijë se nuk do të jetë e bukur përgjithmonë dhe nuk do të jetë në formë gjithmonë.

Në moment kur t’i zbehet bukuria, dhe fillojnë vitet e pleqërisë, ajo nuk mund t’i plotësojë ndjenjat e burrit të saj e kur të del në rrugë dhe sheh një vajzë tjetër në moshën e rinisë, me të gjitha stolitë, me gjithë manëkerin fillojnë epshet e burrit me bë krahasim në mes të asaj çka sheh në rrugë dhe asaj që sheh në shtëpi, atëherë fillon me u brengos, me u pikëlluar për atë çka ka në shtëpi. Në besojmë se asnjë grua nuk do ta gëzonte një krahasim i tillë.

Shikimi i burrit në bukurinë kalimtare në rrugë ndikon në zbehjen e dashurisë në mes të burrit dhe gruas, me fjalë tjera shpie në shkatërrimin e familjes, po mos ta shihte në rrugë nuk do t’i ndizeshin ndjenjat, nuk do t’i ngritej epshi. Nga këtu shkatërrohet jetesa bashkëshortore, përçahet familja dhe humbet simpatia në mes tyre.

Oj vajzë, ta dish se ai i cili të ndalon ty të dalësh pa mbulesë të ka ndaluar për të mirën tende. Ai të ndalon për të të mbrojtur dhe për të të siguruar ty.

 

Shejh Shaëraviju thotë:

Sa më shumë që femra është e ndershme dhe nuk tradhton aq më shumë meshkujt interesohen për të dhe sa më shumë që burrat dëshirojnë me pa femrën e zbuluar largohen dhe neveriten prej saj.

Sa më shumë që të anojnë epshet e njeriut Allahu e ultëson botën tjetër të tij në këtë botë, që secili prej tyre me u largu dhe me e nënçmuar tjetrin. Ai i cili ka dashur që të arrij ta shohë së paku njëherë një vajzë kur ta sheh atë, ajo e pështynë në fytyrë.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s