CILËT I URREN ALLAHU
Pyetje: Cilët i urren Allahu?
Përgjigjja: Hadithi Kudsij i tregon kategoritë e atyre të cilët i do Allahu dhe ata të cilët i urren?
Tri kategori të njerëzve i dua, por tri tjera edhe më shumë.
E dua pasanikun fisnik, por të varfrin fisnik edhe më shumë;
E dua të varfrin modest, por pasanikun modest edhe më shumë;
E dua plakun e devotshëm, por të riun e devotshëm edhe më shumë.
Ndërsa i urrej tri kategori të njerëzve, por tri tjera edhe më shumë:
E urrej pasanikun kryelartë, por të varfrin kryelartë edhe më shumë;
E urrej të varfrin koprrac, por të pasurin koprrac edhe më shumë;
E urrej të riun mëkatar, por plakun mëkatar edhe më shumë.
Shejh Shaëraviju e parasheh se shoqëri shembullore është ajo shoqëri e cila i ka të varfrit fisnikë, të pasurit modest, dhe të rinjtë e dëgjueshëm dhe të devotshëm.
Ndërsa shoqëria e keqe është ajo shoqëri e cila ka të varfrit kryelartë, të pasurit koprracë dhe pleqtë të pa moralshëm dhe mëkatarë.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”