Dr. Musli Vërbani
El xhehlu ven-nisjan vel hataë jerfeul ithmu ve laa jeskutul |
Padituria, harresa dhe pavetëdija, edhe pse nuk konsiderohen mëkat, për ta merret gjykim |
“Padituria, harresa dhe pavetëdija, edhe pse nuk konsiderohet mëkat, gjykim merret për ta”, kjo rregull fikhore është e përgjithshme në të gjitha veprimet.
Arsyetimet e të ngarkuarit janë tri llojesh:
- Padituria, harresa dhe pavetëdija, në mosveprimin e urdhëresave.
- Padituria, harresa dhe pavetëdija, në të vepruarit e ndalesave.
- Padituria, harresa dhe pavetëdija, në rastet kur vepron të ndaluarën, apo nuk e kryen obligimin i cili rezulton ndëshkimin.
- Padituria, harresa dhe pavetëdija, në mosveprimin e urdhëresave.
Në këtë rast i falet gabimi, por ligji mbetet në fuqi, dhe:
- i padituri e ka obligim që kur ta kuptojë, ta kryej obligimin;
- harrestari e ka obligim që kur t’i kujtohet ta kryej obligimin,
- i pavetëdijshmi i cili ka bërë gabim e përmirëson kur të vetëdijesohet.
Shembuj:
- Kush harron agjërimin, e të ngjashme, ai e ka obligim ta bëj KADA (Kaza).
- Kush harron namazin, e të ngjashme, ai e ka obligim ta bëj KADA (Kaza).
- Kush harron zekatin, e të ngjashme, ai e ka obligim ta bëj KADA (Kaza).
- Kush harron haxhin, e të ngjashme, ai e ka obligim ta bëj KADA (Kaza).
- Kush shet një kg me dy kg (të të njëjtit artikull) të njëjtë, nga mosdija, dhe e kupton më vonesë se është kamatë, atëherë akti anulohet.
- Padituria, harresa dhe pavetëdija në të vepruarit e ndalesave, të cilat ndalesa dëmtojnë tjetrin.
Kush e vjedh një pjesë ushqimi dhe ia jep një personi dhe ai person e konsumon pa dijeni se është e vjedhur, e më vonë e kupton, dënohet konsumuesi. Ka mendime se dënohet vjedhësi.
- Padituria, harresa dhe pavetëdija, në rastet kur vepron të ndaluarën, apo nuk e kryen obligimin i cili rezulton ndëshkimin.
– Kush pi alkool pa dijeni se duhet ndëshkuar, nuk ndëshkohet.
– Kush kontakton me bashkëshorten gjatë ditës duke qenë agjërueshëm, pa dijeni se është e ndaluar, ai e përsërit agjërimin, por nuk ka kompenzim (Kefaret) të dënimit të tij për të.
Bazë (argument) e kësaj rregulle është thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Nuk është ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar (keni vepruar pavetëdije), por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.” (El-Ahzab : 5)
Ajeti në fjalë është i përgjithshëm dhe përfshin në vete çdo gabim pa vetëdije.
Bazë e harresës është edhe thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
‘’Dhe fale namazin, në përkujtim për Mua.’’
Kush e harron namazin dhe e falë kur të ju kujtohet nuk ka mëkat për të.
Argument është hadithi i Muhamedit a.s.:
“Vërtet Allahu e ka zhvleftësuar mëkatin për umetin tim kur ata harrojnë, gabojnë apo janë të kërcënuar( detyruar).”