Dr. Musli Vërbani
Laa darare ve la diraar |
Mos dëmtoni dhe mos u dëmtoni mes vete |
Dallimi në mes të fjalës “DARAR” dhe fjalës “DIRAR”.
Fjala “DARAR” ka kuptimin kur një njeri e dëmton tjetrin.
Fjala “DIRAR” ka kuptimin kur dy (e më shumë) persona e dëmtojnë njëri-tjetrin.
Ka edhe mendime tjera në lidhje me kuptimin e këtyre dy termave.
Burimi kësaj rregulle fikhore:
– Ky rregull e ka burimin të thënia e Zotit të Lartmadhëruar:
“Mos bëni padrejtësi dhe mos lejoni t’u bëhet padrejtësi.”
Argument nga hadithi:
Argument për këtë rregull është edhe hadithi i Muhamedit a.s. ku thotë:
“Mos dëmtoni dhe mos u dëmtoni.”
Ky hadith është argument i përgjithshëm, kështu që i përfshinë të gjitha llojet e dëmeve.
Ky rregull tregon:
– drejtësinë islame,
– kundërvënien ndaj të keqes,
– sigurimin e jetës së njeriut.
Dëmi në rend të parë duhet të parandalohet dhe nuk duhet t’i lihet rastit që të ndalet në fund sepse nuk është e shëndetshme.
– Nuk i lejohet askujt ta pengoj tjetrin për të kaluar rrugës publike dhe pronës shoqërore kur ai është i lirë dhe ka të drejtë të kalojë në atë rrugë.
– Nuk i lejohet askujt të shes artikullin me të meta, pa ia treguar blerësit atë të metë.
– Çështjet e lejuara janë të kushtëzuara për të mos dëmtuar të tjerët.
– Kush i bënë dëm tjetrit dhe ai e largon dëmin duke e dëmtuar dëmtuesin, që të dy dënohen:
– I pari pse e ka dëmtuar tjetrin.
– I dyti pse nuk e ka realizuar të drejtën ligjore për të shkuar te Kadiu (në gjuhën e sodit thuhet duhet të paraqitet lënda në prokurori).
Kjo është kështu për t’u mos u krijuar kaosi, trazirat dhe çrregullimet në tokë.