Dr. Musli Vërbani
VLERA E NAMAZIT TË XHENAZES
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Habani i cili ka thënë: O Abdullah bin Umer! A nuk po e dëgjon çka është duke thënë Ebu Hurejre?! Ai po thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë:
Kush e përcjellë xhenazen prej shtëpie, ia falë namazin e xhenazes, pastaj përsëri e përcjellë deri sa të varroset ka shpërblim sa dy Kirate, ndërsa shpërblimi i një Kirati është me vlerë (me peshë) sa Kodra e Uhudit. Kush ia falë e kthehet, nuk e përcjellë deri në varr, ka shpërblim vetëm sa një Kirat”
Atëherë Ibni Umeri r.a. e dërgon Hababin te Aishja r.a. për ta verifikuar thënien e Ebi Hurejres, pastaj është kthyer dhe ka thënë: Ka thënë Aishja r.a. se është e vërtetë për atë çka ka treguar Ebu Hurejre. Ibni Umeri pastaj thotë: Kemi humbur shumë Kirate”.
Ndërsa pyes: Sa shumë kirate humbin kur e përcjellin xhenazen kurse nuk ia falin namazin?!
Namazi i xhenazes përbëhet prej dy rukneve:
- Tekbiret
- Qëndrimi në këmbë
Tekbiret
“Transmeton Xhabiri se Muhamedi a.s. kur ia ka falur namazin Nexhashiut, ka thirrur katër herë Allahu Ekber”.
(Ahrexhehu Shejhani)
Namazi i xhenazes ndryshon nga namazet tjera.
Çdo tekbir zëvendëson një rekat.
Është namaz i cili nuk përbëhet as prej rukuve as prej sexhdeve.
Selami në fund të namazit të xhenazes është vaxhib.
Pra, namazi i xhenazes i ka dy rukne dhe një vaxhib.
Nijeti i namazit të xhenazes është shart.
Namazi i xhenazes nuk lejohet të falet hipur në mjet transportues apo ulur.