Dr. Musli Vërbani
VENDOSJA NË TABUT
Transmeton Ebu Seid El-Hudriju r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:
Kur i vdekuri vendoset në tabut dhe atë e bartin njerëzit (mbi supet e tyre), nëse është besimtar i mirë thotë: Shpejtoni, më përcillni sa më shpejtë (te varri). E nëse është pabesimtar dhe njeri i keq u thotë përcjellësve të tij: O mjerë për mua, po ku po më dërgoni?! Zërin e tij e dëgjojnë çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve, e sikur ta dëgjonte ndonjë njeri do t’i binte të fiktë”.
(Buhari)
Po ashtu edhe në një hadith tjetër të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:
Shpejtoni në bartjen e kufomës, nga shkaku se, nëse është i mirë lum për të dhe lum për juve që i ndihmoni për të shkuar më shpejtë, por nëse është e kundërta, mjerë për të ku do të shkojë”.
(Buhariu)
Muhamedi a.s. nuk është vendosur në tabut, por është varrosur në dhomën dhe nën shtratin e tij.