SI PASTROHET I VDEKURI

Dr. Musli Vërbani

 

SI PASTROHET I VDEKURI

 

– I vdekuri vendoset në teneshir (shtrat i ngritur prej tokës)

– Teneshiri parfumohet tri, pesë deri në shtatë herë.

– Zhveshet, por duhet pasur parasysh që prej kërthize deri në gjunjë të jetë i mbuluar me ndonjë rrobë (leckë apo qarshaf)

– Femra duhet të jetë e mbuluar në tërësi me qarshaf.

– Pastruesi vendosë dorëza (leckë), i hedhë ujë në pjesët e turpshme të të vdekurit dhe ia pastron pjesët e turpshme.

– Pastaj i jepet abdes.

Gjatë abdestit pastrohen buzët dhe pjesa e jashtme e hundës, por pa madmada (shpërlarje e brendshme e hundës) dhe pa istinshak (shpërlarje e brendshme e gojës)

– Pastaj i lahet koka dhe fytyra deri në fund të mjekrës.

– Gjatë abdestit dhe gjatë pastrimit (gusulit) gjithmonë fillohet nga ana e djathtë.

– Pastaj e lajmë pjesën e djathtë të mesme të trupit (gjoksin deri në kofshë) duke e lakuar pak në krahun e majtë.

– Pastaj e lajmë pjesën e majtë të mesme të trupit (gjoksin deri në kofshë) duke e lakuar pak në krahun e djathtë.

– Pastaj në tërësi ia lanë këmbën e djathtë dhe të majtën.

– Kur të përfshihet në tërësi trupi me ujë, është arritur farzi i gusulit.

– Pastaj në të njëjtën mënyrë, por pa i dhënë abdest, pastrohet edhe dy herë, mirëpo pastrimi (gusuli) i dytë dhe i tretë është sunet, nuk është farz.

– Pastaj i vdekuri fshihet (teret), parfumohet dhe kefinoset.

– Një herë me i dhënë gusul të vdekurit është farz, ndërsa herën e dytë dhe të tretë është sunet.

– Me larë më pak se tri herë do të thotë është mekruh.

– Me la katër herë, atëherë mustehab është të pastrohet edhe një herë sepse pastrimi tek është mustehab.

– Nëse me tri herë bëhet pastrimi i plotë (pra nëse nuk ka gjak, papastërti etj.), nuk është mustehab me vazhduar larjen pesë herë apo shtatë herë.

– Hunthanë nuk e pastron as mashkulli as femra, por i epet tejemum me dorëza ose me rrobe.

– Mirë është para pastrimit uji të parfumohet.

– Pas pastrimit të fundit i vdekuri parfumohet me kafurë.

 

Parfumosja është mendub në tri raste:

– Menjëherë kur të ndërrojë jetë.

– Kur të pastrohet dhe

– Kur të kefinoset.

 

– Papastërtia gjatë pastrimit dhe pas pastrimit nuk ndikon në pavleftësinë e gusulit, pa marrë parasysh a bie në kefin apo mbetet në trup. Mirëpo para kefinosjes si pastërti lejohet, por nuk është shart. Pra, nëse ndyrësira del prej trupit dhe e ndotë kefinin, lejohet falja e namazit, mirëpo nëse ndyrësira ka ndodhë në kefin prej ndyrësirave të tjera e jo prej të vdekurit, atëherë nuk lejohet të falet namazi i të vdekurit me atë kefin.

 

Gjatë pastrimit (gusulit) duhet pasur kujdes që trupi i të vdekurit mos të lëndohet, me fjalë tjera me lehtësi dhe me butësi me e sjell trupin e të vdekurit. Besimtari duhet ta nderojë dhe të sillet ndaj të vdekurit ashtu siç sillet ndaj të gjallit.

Transmetohet nga Ajshja r.a. se Muhamedi a.s. kathënë:

Lëndimi apo thyerja e eshtrave të të vdekurit është njësoj si lëndimi apo thyerja e eshtrave të të gjallit”.

(Ahmedi, Ebu Davudi, Bjehekiu dhe Ibni Maxhe)

Atij i cili e pastron kufomën nuk i lejohet të tregojë për të metat apo diçka çka nuk është e pëlqyeshme te kufoma. Mbulimi i të metave të vëllait musliman është obligim çoftë ai i gjallë apo i vdekur.

Ebu Hurejra r.a. transmeton nga Muhamedi a.s. se ka thënë:

Çdo të metë që ia fshehë njeriu njeriut tjetër, Zoti do t’ia fshehë ndonjë të metë në Ditën e Kijametit”.

(Ahmedi dhe Muslimi)

Ebu Rafiu transmeton nga Muhamedi a.s. se ka thënë:

Kush e pastron të vdekurin dhe ia fshehë të metat e tij, Zoti ia falë katërdhjetë mëkate, kush ndihmon dhe e qelë varrin për ta varrosur vëllain musliman është sikur t’i kishe ndërtuar shtëpi (vendbanim) atij deri në Ditën e Kijametit”.

(Taberani me sened Sahih)

Nëse kufoma ka pamje të mirë apo shenja të mira, atëherë mustehab është tregimi i atyre shenjave të mira.

Muhamedi a.s. ka porositur:

Të vdekurit tuaj le t’i pastrojë i besueshmi”.

(Transmeton Ibni Maxhe)

 

Nëse femra par avdekjes ka pasur bishtaleca, atëherë i prishen bishtalecat e flokëve, pastrohet, pastaj përsëri i thurren bishtalecat, sepse kështu Muhamedi a.s. ka urdhëruar të veprohet kur i kishte vdekur vajza e tij, e pasta ka thënë:

Parfumoseni me erë të mirë dhe vendosni Kanutë (aromë)”.

(Buhariu)

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s