Dr. Musli Vërbani
VARRI
I vdekuri kur të vendoset në varr, varri i thotë:
“O bir i Ademit! A ti e tubove pasurinë e dunjasë apo ajo të tuboi ty? A ti e le dunjanë apo ajo ty? O bir i Ademit! O njeri, nga dheu je krijuar, në të ke jetuar dhe përsëri në dhé u ktheve”.
Të gjithë dijetarët islam janë pajtuar se varrimi i të vdekurit është farz kifaje. Kjo argumentohet me ajetin Kur’anor:
أَلَمْ نَجْعَلِ الْأَرْضَ كِفَاتاً أَحْيَاءً وَأَمْوَاتاً
A nuk e bëmë ne tokën që në gjirin e vet mbanë të gjallë dhe të vdekur”.
(El-Murselat, 25, 26)
Në Kur’an përshkruhet rasti i varrimit të Habilit:
فَبَعَثَ اللَّهُ غُرَاباً يَبْحَثُ فِي الْأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءَةَ أَخِيهِ
قَالَ يَا وَيْلَتَى أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءَةَ أَخِي
فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhé, për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai tha: I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim (ta varrosi)?” Ashtu mbeti i penduar”.
(El-Maide, 31)
ثُمَّ أَمَاتَهُ فَأَقْبَرَهُ
Mandej atë (njeriun) e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët)”.
(Abese, 21)
Varr quhet të mbuluarit e të vdekurit me dheun e tokës, për të mos iu ndie era dhe për të mos e ngrënë egërsirat.
Minimumi i thellësisë së varrit është deri në bel të njeriut mesatar, çka të thellohet është më e vlefshme.