Dr. Musli Vërbani
ÇKA KËRKOHET GJATË VARRIMIT TE VARRI
- Mustehab është që varri të jetë sa më i thellë.
Muhamedi a.s. me rastin e të rënëve në Uhud, ka thënë:
“Hapni varret, zgjeroni dhe thelloni”.
(Transmeton Tirmidhiu-hasen sahih)
- Mustehab është që në anën e kokës dhe në anën e këmbëve të jetë varri më i gjerë.
- Nëse toka është e fortë, atëherë më e vlefshme është që varri të hapet në formën e L” (LAHD), ndërsa nëse është toka e butë më e vlefshme është në formë të gropës (MEHD).
Varrimi me tabut është traditë krishtere, ndërsa në raste të domosdoshme lejohet e palejuara.
- Mustehab është që i vdekuri të varroset në varreza, ndërsa mekruh është të varroset në oborre të shtëpisë, sepse Muhamedi a.s. i varroste të vdekurit në varreza, do të thotë larg shtëpive të tyre, kurse varrimi i Muhamedit a.s. në shtëpinë e tij është specifikë e Muhamedit a.s. dhe e pejgamberëve.
Ebu Bekri Sidiki r.a. ka thënë se e ka dëgjuar Muhamedin a.s. duke thënë:
Çdo pejgamber ku ka vdekur aty edhe është varrosur”.
- Mustehab është që të vdekurin ta lëshojë në varr më i afërti i tij.
- Mustehab është që varri të mbulohet me një pëlhurë deri sa të vendoset i vdekuri në varr që të mos iu zbulohet ndonjë pjesë e trupit, pa marrë parasysh a është i vdekur apo e vdekur.
- Mustehab është që në bazë të mundësive që së pari në varr të lëshohen këmbët e të vdekurit, pastaj mesi e pastaj koka.
- Mustehab është që varri të jetë i çelur më shumë në drejtim të Kibles me qëllim që kur të vendoset i vdekuri në varr, ana e djatht e tij të jet më poshtë, ndërsa gjoksi në drejtim të kiblës.
Sa i përket thënies se varri i femrës thellohet deri në gjoks apo deri në fytin e saj, për shkak se ajo është e mbushur me mëkate, ndërsa mashkullit i thellohet varri deri në bel, nga shkaku se ka më pak mëkate, kjo nuk ka të bëjë me këtë. E vërteta është se trupi (kufoma) e femrës për t’u thelluar sa më shumë ka përparësi nga trupi (kufoma) e mashkullit vetëm për shkak se edhe në jetë trupi i femrës mbulohet në tërësi (përpos fytyrës, duarve dhe këmbëve deri në zogjë të këmbëve), prandaj e njëjta çështje të veprohet në hapjen e varrit që sa më shumë të ruhet trupi (kufoma) e saj.
Transmeton Bejhekiu me senedin Sahih se Muhamedi a.s. ka thënë:
Qabja është kible edhe për të gjallit edhe për të vdekurit”.
- Mustehab është që ai i cili e vendosë të vdekurin në varr të thotë: BISMILAH VE ALA MILETI RESULILAH.
- Mustehab është që të zgjidhen lidhëzat e kefinit, sepse lidhëzat janë lidhur që të mos i zgjidhet kefini gjatë bartjes, ndërsa pas bartjes dhe pas vendosjes në varr janë të panevojshme.