SPECIFIKA RRETH FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES SË MUHAMEDIT a.s.

Dr. Musli Vërbani

SPECIFIKA RRETH FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES SË MUHAMEDIT a.s.

 

Pasi që Muhamedi a.s. ishte sëmurë dhe ishte në shtratin e vdekjes, pra para vdekjes, i shkon një delegacion i Sehabeve në krye me Abdullah Ibn Mes’udin. Pasi që e vizitojnë Muhamedin a.s. Ibn Mes’udi e pyet të dërguarin e Allahut:

Kur e ke exhelin (afatin e dhënies së shpirtit) o i Dërguar i Allahut?

O Ibn Mes’ud, exheli është afruar miku-Allahu po më pret.

Po kush ka për me të pastruar o i Dërguar i Allahut?

Anëtarët e afërt të familjes sime, së bashku me shumë melek të cilët nuk i shihni, ndërsa ata ju shohin juve.

Po çfarë kefini me të kefinosë (me çfarë mbulese me të mbuluar)?

Me kefin të bardhë.

Po kush me ta falë namazin e xhenazes?

Pasi që të më pastroni dhe të më kefinosni më lini pranë varrit një kohë të shkurtër. I pari i cili do të më dërgojë salavatë mbi mua është Allahu Krijuesi i të gjithë botëve, pastaj ma falin namazin e xhenazes Israfili dhe Melekul Mevti. Pas kësaj të hyni në dhomën vendin ku do të varrosem tek e tek dhe grupe-grupe dhe ma falni namazin e xhenazes tek e tek dhe grupe-grupe, dhe përcilljani selamin (përshëndetjen) shokëve të mi, të cilët nuk do të arrijnë në namaz dhe varrim, dhe po ashtu para jush po i përshëndes me selam të gjithë ata të cilët thonë:

LA ILAHE IL-LALL-LLAH.

– Po kush me të varrosë, me të mbuluar me dhè?

– Anëtarët e familjes time së bashku me melekët të cilët ju

shohin e ju nuk i shihni”.

 

Pra, Specifike ka qenë për faljen e namazit të Muhamedit a.s. se ia kanë falë veç e veç burrat, pastaj gratë e pastaj fëmijët.

Në odën e Resulull-llahit hynin nga dhjetë vetë për t’ia falur xhenazen. Askush nuk ishte Imam.

Më së pari ia ka falur familja, pastaj Muhaxhirët, pastaj Ensarët. Pasi kanë përfunduar burrat edhe gratë njësoj ia falën, e pastaj edhe fëmijët.

Ibn Abasi transmeton se:  Kur iu është falë namazi Muhamedit a.s. ia kanë falë veç e veç pa Imam, deri sa e kanë përfunduar, pas tyre kanë hy gratë dhe ia kanë falë namazin, pas tyre kanë hy fëmijët dhe ia falën namazin, pastaj robërit ia kanë falë namazin. Për namazin e Muhamedit a.s. askush nuk ka qenë Imam”.

(Ehrexhehu Bejhekiu)

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s