Dr. Musli Vërbani
LLOJET E KEFINIT
Kefini në përgjithësi është tri llojesh:
Lloji i parë: Kefini i domosdoshëm.
Lloji i dytë: Kefini i mjaftueshëm dhe
Lloji i tretë: Kefini i sunet.
Po ashtu kefini i domosdoshëm ndahet në:
– Kefini i domosdoshëm për meshkuj ajo çka është patjetër për t’u mbuluar te mashkulli.
– Kefini i domosdoshëm për femra ajo çka është për t’u mbuluar te femra, do të thotë çka e mbulon tërë trupin, si te mashkulli ashtu edhe te femra.
Kefini i mjaftueshëm ndahet në:
– Kefini i mjaftueshëm për meshkuj ajo çka vishet normal në jetë për meshkuj (izari dhe lifafa).
– Kefini i mjaftueshëm për femra përbëhet nga dy palë rroba: e epërmja këmisha dhe e poshtmja (izari dhe lifafa).
Kefini sunet ndahet në:
– Kefini sunet për meshkuj (lifafi, izari dhe kamisi)
– Kefini sunet për femra i cili përbëhet prej pesë pjesëve:
- Lifafi
- Izari
- Kamisi
- Shmija dhe
- Pjesa e cila e shtrëngon gjoksin e saj.
Prandaj, kefinosja e femrës me më pak se kjo është mekruh.