Dr. Musli Vërbani
ÇKA ËSHTË MENDUB TE KEFINI
Mendubet e kefinit janë:
- Me qenë prej lëndës së pambukut dhe të jetë i bardhë.
Muhamedi a.s. ka thënë:
Vishuni (për së gjalli) me tesha të bardha, sepse ato janë teshat më të mira për ju dhe kefinosni ashtu (me të bardhë) të vdekurit tuaj”.
(Transmetojnë pesë Koleksionuesit)
Muhamedi a.s. është mbështjellë me kefin të përbërë prej tri pjesëve nga pëlhura e pambukut Sulejhan ( prej Jemenit).
- Që kefini të jetë më shumë se një pjesë.
- Që kefini të parfumohet me numër tek (një herë, tri herë, pesë herë).
- Që kefini të jetë me pjesë tek.
- Që kefini të jetë i rregulluar mirë.
Muhamedi a.s. ka thënë:
Kush e merr përsipër për ta përgatitur të vdekurin le ta rregullojë mirë kefinin”.
Të gjithë janë pajtuar se të tepruarit është e ndaluar, sepse Muhamedi a.s. ka thënë:
Mos e teproni në kefin”.