Shenjat e hipokrizisë

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shenjat e hipokrizisë

 

I dërguari i Allahut na i ka shpalosur dhe na i ka treguar shenjat sinjalizuese, ashtu që ne të krahasojmë veprimet e vepruesit dhe ta kuptojmë. Pra, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Shenjat e hipokritit janë tri:

– kur flet, gënjen;

– kur premton, nuk e zbaton;

– kur t’i besohet diçka, tradhton.

Kështu pra, këto janë njësi matëse për çdo pjesëtar të umetit të Muhamedit s.a.v.s.

Çka do të thotë kur të gënjen njeriu!?

Në rend të parë duhet ta dimë temën për të cilën flet njeriu. Kemi temën e fjalës të cilën e dëgjojmë.

Para se të flasim për temën e cila del prej gjuhës, ekziston tema në mendje, pra para se të flitet. Mirëpo, tema e mendjes, a ka ndodhi e cila ekziston para mendimit?

Unë dëshiroj të them se Muhamedi është muxhtehidë.

Para se ta dëgjosh nga unë (fjalinë) “Muhamedi është muxhtehidë”, në mendjen time është sjellë diçka vërdallë me emërtimin “Muhamed” dhe diçka tjetër e cila quhet “ixhtihadë”, e pastaj e kam thënë këtë fjali. Kështu pra, para se që të ekzistoj kjo çështje, a ka pas ndonjë ngjarje me emrin Muhamed, a ka pas muxhtehidë?

Ne themi: Po.

Sinqeriteti është thënia e cila buron pasi që mendja e di një ndodhi e cila ka ndodhur më herët. Ky është titullimi “sinqeritet”. Pasi që sinqeriteti është pas thënies së fjalës e cila buron pas të depërtuarit në mendje, atëherë nuk ka realitet për të dhe kjo është “gënjeshtra”.

Gënjeshtra ndërlidhet me hipokrizinë sepse nuk është dëshmuar se “Nuk ka Zot pos Allahut”, edhe pse me gjuhën e tij ka thënë se “Nuk ka Zot pos Allahut”, mirëpo nuk ka ngjarje ku mbështetet kjo thënie, atëherë kjo është gënjeshtër dhe kjo është shenja. Kështu pra, gënjeshtari është hipokrit.

 

Përpos kësaj, hipokriti kur premton nuk e zbaton. Çfarë kuptimi ka fjala “premtim”?.

Nëse e përdor fjalën premtim “veade” ka kuptimin për mirë, përderisa nëse e përdor fjalën fjala “evade” e ka kuptimin për keq.

Me një fjalë: ka premtuar për mirë, që do të thotë: ka folur fjalë të mirë dhe pastaj e ka kundërshtuar çka ka thënë. Kundërshtimi është dy llojesh:

Njëra prej tyre që njeriu të kundërshtoj pa kurrfarë qëllimi. Ky lloj arsyetohet moralisht nëse thuhet: Premtoj inshaAllahu (Nëse dëshiron Allahu).

 

Po ashtu cilësia e hipokriti “Nëse i besohet, tradhton.

“I besohet” ka kuptimin e amanetit. Emanet është të vendosësh një gjësend në dorë të tjetrit. Nuk ka kurrfarë lidhje tjetër me të pos lënies në dispozicion diçka. Që do të thotë, nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë anim ose ndonjë çështje tjetër dhe bëhet përbetimi, kur premtohet.

Fjala “emanet” e ka kuptimin e asaj se: ai i cili e pranon, pajtohet që ta kthejë në momentin kur të kërkohet prej tij.

Kur të kërkohet amaneti dhe nuk e kthen, atëherë ndeshen dy çështje, njëra çështje ndeshet me tjetrën. Më bëhet se i dërguari i Allahut dëshiron të na tregoj neve se: Pasi që Allahu mua m’i ka zbuluar hipokritët, edhe ju mos hezitoni që t’i identifikoni hipokritët. Shenjat e hipokritit janë këto dhe këto.

Nëse krijon bindje se një njeri gënjen kur flet, nuk e zbaton atë që e premton dhe tradhton nëse i besohet, dije se ai është prej hipokritëve.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s